☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 108.00 ▼4.38%
ARI 4,776 ▲1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $70,229 ▲ +1.03% ETH $2,157 ▲ +0.8% XRP $1.3406 ▲ +0.43% SOL $83.4700 ▲ +2.51%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.00 ▼4.38 % ARI 4,776 ▲1.95 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.00 ▼4.38 % ARI 4,776 ▲1.95 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

SHBA, tërhiqet urdhëri për bastisjen e gazetës në Kansas

Një urdhër që krijoi mundësinë për bastisjen nga policia të një gazete në Kansas javën e kaluar u tërhoq të mërkurën dhe të gjitha sendet që u sekuestruan tani do t’i kthehen gazetës.

Tërheqja e urdhërit u bë disa ditë pasi Byroja e Hetimit në Kansas mori përsipër çështjen që çoi në bastisjen nga policia, veprim që nxiti protesta nga grupe dhe organizata mediatike.

Shtatë policë nga departamenti i policisë së qytetit Marion bastisën të premten zyrat e revistës “Marion County Record” si dhe shtëpinë e botuesit dhe bashkëpronarit të revistës, Eric Meyer.

Prokurori i qarkut Marion, Joel Ensey, tërhoqi urdhrin të mërkurën, duke thënë për median se deklaratat e marra nga organet e rendit nxjerrin në dritë mundësinë që një punonjës i gazetës mund të ketë kryer veprime të paligjshme me kompjuter, por nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhnin “kimin e supozuar me bastisjen dhe sekuestrimin e pajisjeve”.

Mbi 30 organizata mediatike kanë protestuar kundër veprimit të policisë, përmes një letre drejtuar organeve të rendit të qytetit Marion. Organizatat e mirëpritën vendimin, por thanë se policia lokale duhet të mbahet përgjegjëse për bastisjen.

“Ne do të shqyrtojmë hapat e ndërmarrë dhe do të punojmë për të përcaktuar mënyrën më të mirë për ta trajtuar rastin. Pasi të përfundojë hetimi ynë i plotë, ne do t’ia përcjellim të gjitha faktet hetimore prokurorit për shqyrtim”, tha zëdhënësja e Byrosë së Hetimit në Kansas, Melissa Underwood për gazetën “Marion County Record”.

Shtëpia e Bardhë shprehu shqetësime për bastisjet të mërkurën.

“Bastisja ngre shumë shqetësime dhe shumë pyetje për ne”, tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre. “Liria e shtypit, është një vlerë thelbësore për demokracinë tonë”.

Në një deklaratë mbrëmjen e së hënës, guvernatorja e Kansasit Laura Kelly shprehu mbështetjen për hetime të mëtejshme mbi bastisjen.

“Dua të sigurohem që në shtetin e Kansasit, nuk do të shkelet e drejta kushtetuese e individëve apo e shtypit për lirinë e fjalës”, tha zonja Kelly.

Urdhëri i bastisjes lidhet me një përplasje ndërmjet gazetës në fjalë dhe zonjës Kari Newell, pronare e një restorani që e akuzon gazetën për shkelje të ligjeve të privatësisë.

Zonja Newell thotë se gazetarët kishin siguruar në mënyrë të jashtëligjshme të dhënat e saj personale, përfshirë dënimin e saj në vitin 2008 për shkak se i kishte dhënë makinës në gjendje të dehur, raportoi agjencia e lajmeve Associated Press.

Bashkëpronari i revistës Eric Meyer thotë se ai beson që mbulimi që i bën gazeta politikës vendore në Kansas ka luajtur rol tek bastisja.

Ai tha se gazeta po hetonte gjithashtu veprimtarinë e mëparshme të shefit të policisë Gideon Cody dhe të policisë në Kansas City, të shtetit Misuri. Zoti Cody udhëhoqi bastisjen e së premtes së kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.