Shembet qeveria Hoti/ Kosova, pranë zgjedhjeve të reja. Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh?
Rrjedhimisht, gjykata konstatoi se “presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e njoftimit të tyre”. Qeveria Hoti do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e ekzekutivit të ri. Sipas nenit 82 të Kushtetutës, Kuvendi, ndër të tjera, shpërndahet nga 2/3 e votave të deputetëve dhe më pas presidenti i vendit përmes dekretit shpërndan Kuvendin dhe shpall datën e zgjedhjeve.
Partitë e koalicionit qeverisës, që përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe partitë e komuniteteve joshumicë ende nuk kanë komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.Partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet e reja. Ishte po kjo parti që e dërgoi në Kushtetuese për interpretim të kushtetutshmërisë votën e Arifit për Qeverinë Hoti.