Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,828 ▲ +0.19% ETH $2,049 ▼ -0.43% XRP $1.3139 ▼ -0.14% SOL $80.1600 ▲ +0.87%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Shembja e Teatrit, Meta: Provokim serioz për paqen sociale, një marrëzi e jashtëzakonshme

Ilir Meta ka reaguar sërish nga Kavaja lidhur me vendimin e Keshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Kam një apel për të qenë kaq të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të e vendit si asnjëherë tjetër sepse dihet që çdo humbje është e parikuperueshme edhe është një cenim i identitetit kulturore.

Teatrin e mbron më mirë Kushtetuta dhe të gjitha konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon dhe provalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket një marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore, që ka marrë dimension të qartë evropian.

Nuk është se kam diçka të re nga 24 orët e mëparshme kur dola para jush për të sqaruar arsyet e padisë në GJK, por ende nuk besoj dot disa akte një pjesë që janë denoncuar nga Aleanca në Prokurori, pasi më duket një papërgjegjshmëri përtej çdo ekstremi dhe llogarie.

Sepse nuk kemi të bëjmë thjeshtë me shkelje të Kushtetutës, apo përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në shkatërrimin e Teatrit, por aktet dhe faktet e fundit flasin në mënyrë tepër të qartë për një veprimtari të mirë strukturuar kriminale që do të ishte e paamnistueshme në çdo kohë. Na mjaftojnë kujtimet e kazmave të komunizmit ndaj kishave, kulturës në 1967.

Në këtë situatë ende pandemie në vend që të merremi me përballimin e pasojave nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë ti vëmë kazmën TK dhe duke i vënë kazmën përpjekjeve tona për të ecur bashkë me Maqedoninë e Veriut në rrugën e Integrimit.

Do të ishte një provokim serioz për paqen sociale që në këtë moment është shumë e rëndësishme për vendin. Shpresoj që ato fakte që kam parë  në media të mos jenë të vërteta”, tha Presidenti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.