Sherr te Siguria në Kuvend, Noka revoltohet me Tahirin: Ç’është ky karagjoz që ikën, të dh…mu në kryetar që je
Në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ka ndodhur këtë të martë një incident gjatë kohës kur në praninë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është diskutuar për buxhetin e rendit.
Pas një përplasjeje mes deputetit, Flamur Noka dhe ministrit të Brendshëm, deputeti demokrat është konfliktuar edhe me kryetarin e Komisionit, Spartak Braho dhe më pas është larguar.
Noka ka këmbëngulur në qëndrimin e ministrit Tahiri gjatë mbledhjes së Komisionit dhe në momentin që ministri i Brendshëm është larguar, i është drejtuar kreut të Komisionit të Sigurisë.
“Të çohet tjetri në mes të mbledhjes?! Të dhj*fsha mu në kryetar që je! Tjetri të ikën nga mbledhja. Do të drejtosh edhe seancat ti! Ik qërohu aty!”, tha Noka duke lënë i revoltuar sallën e mbledhjeve.Noka i ka kërkuar që të përfundojnë diskutimet. I revoltuar Noka i ka përplasur në tryezë kryetarit të këtij komisioni edhe disa fletë të materialeve që [o diskutonin sot në mbledhje. “Noka erdhi me skenat për të prishur mbledhjen. Faleminderit ju për gjakftohtësinë”, ka thënë kreu i komisionit.
DEBATET:
Noka-Tahirit: Ulu aty ca je duke thënë ti ere, ne jemi mbledhur në fazën e diskutimeve ç’është kjo. Ulu aty të dëgjojmë diskutimet
Ndërhyrje: Mos bërtit o Flamur se dëgjohet
Noka: C’është ai karagjoz
Ndërhyrje: Lëre të dëgjojmë diskutimet oo k… pusho
Ikën Tahiri
Noka: Të cohet tjetri në mes të mbledhjes të dhjefsha mu në kryetarin që je. E të të ikë nga mbledhja do drejtosh seancat ti, shko ore qërrohu aty, do drejtosh komision ti.
Pas kësaj sjelljeje, Komisioni vendosi të kërkojë përjashtimin me 10 ditë të deputetit demokrat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.