Kronika

Sheshi Skëndërbej, Veliaj nis dëgjesat me komunitetin

Bashkia e Tiranës ka nisur këtë të martë të parën e seancave dëgjimore me qytetarët për t’i njohur ata me projektin për transformimin e sheshit Skëndërbej.

Në fjalën e tij, kryetari Erion Veliaj ka deklaruar se, ky është një projekt që nis pas 8 muajsh përgatitje dhe është shprehur i vendosur për ta çuar përpara, por edhe i vetëdijshëm se do të ketë kundërshtime.

Duke paraqitur detajet e projektit, Veliaj ka saktësuar se, “sheshi do të kthehet në një pedonale dhe do t’u ofrojë mundësinë banorëve që të shkëputen për një moment nga jeta e përditshme e qytetit”.

Gjithashtu, ka thënë Veliaj, “ky shesh do të përfaqësoj unitetin kombëtar, pasi do të ketë elementë nga të gjitha trojet shqiptare”.

“Këtyre do t’i shtohet gjelbërimi me 35 mijë lule dhe 1 mijë shkurre të larta e të ulëta, që do ta kthejnë në një minipark”, ka shtuar Veliaj.

I pranishëm në këtë ceremoni në cilësinë e ish-kryetarit të bashkisë, kryeministri Rama ka deklaruar se, “bëhet fjalë për një ndërhyrje dhe transformim të jashtëzakonshëm në zemrën e Tiranës, që është dhe zemra e Shqipërisë”.

“Bëhet fjalë për vazhdimin krijues të një projekti të nisur vite më parë për përmbushjen e një ambicjeje legjitime, që Tirana të ketë një shesh i cili në hapësirën e trashëguar të sheshit të periudhës totalitare t’u ofrojë të gjithë banorëve e vizitorëve një pikë referimi të palëvizshme”, ka thënë Rama.

Shefi i qeverisë është shprehur më tej se, “projektet tona kritikohen nga një dritëshkurtësi”, duke iu referuar kështu kundërshtimeve nga radhët e opozitës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button