Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.25 ▲1.62%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,611 ▲ +1.45% ETH $2,059 ▲ +2.85% XRP $1.3579 ▲ +1.63% SOL $84.3400 ▲ +2.35%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.25 ▲1.62 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shfaqen blerësit e parë të interesuar për Alpha Bank, janë sllovenët e NLB

Pas daljes në shitje të Alpha Bank – Shqipëri, kanë nisur të shfaqen subjektet e para të interesuara për blerjen e saj. Burime nga tregu bëjnë të ditur se një nga subjektet që ka shfaqur interes është banka sllovene Nova Ljubjanska Banka (NLB Banka).

Banka NLB është ish-bankë me kapital 100% shtetëror slloven dhe që prej vitit 2018 e listuar në Bursën e Londrës. 75% e aksioneve janë të listuara në Bursë, ndërsa qeveria sllovene mbetet aksioneri më i madh, me 25% të aksioneve.

NLB është e pranishme prej vitesh në të gjitha tregjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshi Serbinë, Malin e ZI, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Hyrja në Shqipëri do të finalizonte shtrirjen e grupit slloven në të gjitha tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Vitin e kaluar NLB hodhi një hap tjetër drejt zgjerimit rajonal, pasi privatizoi 83% të aksioneve të bankës serbe Komercijalna Banka për rreth 395 milionë euro, duke u bërë grupi i tretë më i madh bankar në Serbi. NLB është gjithashtu banka e tretë më e madhe në tregun fqinj të Kosovës. Në fund të vitit 2020, Banka NLB Kosovë zotëronte asete totale në vlerën e 879 milionë eurove, ose rreth 16.4% të tregut bankar të Kosovës, duke u renditur e treta për nga madhësia, pas Raiffeisen dhe ProCredit.

Drejtori i përgjithshëm i bankës sllovene, Blaz Brodnjak u shpreh në muajin maj për agjencinë serbe Tanjug se NLB po e vlerëson mundësinë e hyrjes edhe në tregun shqiptar, për t’u bërë banka e parë e pranishme në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Banka NLB nuk ka marrë pjesë zyrtarisht në proceset e mëparshme të shitjes së bankave tregtare në Shqipëri, në periudhën 2015-2019. Në këto procese palët kryesore kanë qenë kryesisht investitorë lokalë ose hyrësit e rinj në treg. Pas shpërthimit të krizës financiare të vitit, interesi i grupeve bankare nga Bashkimi Europian dhe Eurozona për tregun shqiptar dhe atë rajonal në tërësi ka qenë në rënie. Keqësimi i performancës financiare dhe kostot rregullatore në rritje bënë që shumë prej tyre, si Credit Agricole, Societe Generale, Grupi i Pireut apo NBG Bank të shisnin bankat e tyre në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit. Pas hungarezëve të OTP, NLB është i pari grup bankar nga vendet e BE-së që po shfaqet i interesuar për të hyrë në tregun shqiptar në dekadën e fundit.

Burime nga bankat pohuan se edhe nga tregu i brendshëm ka një interes të lartë për blerjen e Alpha Bank. Disa banka në vend po e shqyrtojnë këtë mundësi, mes tyre edhe banka lokale dhe disa nga më të mëdhatë.

Interes së fundmi për Ballkanin kanë shfaqur dhe bankat turke. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë të pranishme disa banka me kapital turk. Së fundmi, Ziirat Bank po hap filial në Kosovë.

Alpha Bank Albania zotëron një pjesë tregu të konsiderueshme, prej 4.9% të aseteve totale të sektorit bankar shqiptar. Një përmasë e tillë e bën objektiv me interes për bankat që duan të rrisin pjesën e tyre të tregut përmes blerjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.