Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.62 ▼0.97%
ARI 4,673 ▲1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,322 ▲ +0.91% ETH $2,138 ▼ -0.86% XRP $1.4443 ▼ -0.32% SOL $89.1500 ▲ +0.23%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.62 ▼0.97 % ARI 4,673 ▲1.45 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.62 ▼0.97 % ARI 4,673 ▲1.45 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Teknologji

Shije e njëjtë, më pak kalori: Shkencëtarët prezantojnë zëvendësuesin revolucionar të sheqerit

Shkencëtarët mund të kenë gjetur më në fund zëvendësuesin e sheqerit, me më pak kalori dhe pothuajse po aq i ëmbël sa sheqeri i zakonshëm, sipas “Science”.

Zëvendësuesit e sheqerit zakonisht dështojnë për një arsye të thjeshtë: nuk kanë shijen e sheqerit.

Shkencëtarët në “Universiteti Tufts” në Masaçusets, SHBA, mendojnë se një sheqer i rrallë i quajtur “Tagatoza” mund ta zgjidhë më në fund këtë problem, pasi ka një shije shumë të ngjashme me sheqerin origjinal dhe gjithashtu vepron njësoj gjatë gatimit.

“Tagatoza” gjendet në natyrë vetëm në sasi shumë të vogla.

Ai shfaqet kur laktoza shpërbëhet në produktet e qumështit si kosi, djathi dhe kefiri, si edhe në përqindje shumë të vogla në disa fruta — shpesh në më pak se 0,2%.

Pikërisht kjo mungesë e bën të nevojshëm prodhimin artificial dhe ka qenë një arsye kryesore pse kostoja e tij ka qenë e lartë.

Studimi i ri përshkruan një mënyrë biologjike të prodhimit – që e shndërron glukozën e bollshme në “Tagatozë”, duke përdorur baktere “Escherichia coli” të modifikuara gjenetikisht si “mikrofabrika”.

Hapi kryesor i procesit është një enzimë e re e zbuluar te një organizëm i quajtur “myk rrëshqitës”, e cila ndihmon bakteret të prodhojnë galaktozë nga glukoza.

Më pas, një enzimë tjetër e kthen galaktozën në “Tagatozë”.

Sipas ekipit kërkimor, kjo metodë arrin një rendiment deri në 95%, krahasuar me rreth 40–77% në metodat tradicionale të prodhimit.

Rendimenti më i lartë është shumë i rëndësishëm sepse mund të ulë ndjeshëm kostot, duke e bërë të mundur përdorimin e “Tagatozës” në prodhimin e gjerë të ushqimeve dhe jo vetëm si një përbërës i rrallë.

Nga pikëpamja ushqyese, “Tagatoza” është rreth 92% po aq e ëmbël sa sakaroza, por ka afërsisht 60% më pak kalori.

Ajo përthithet vetëm pjesërisht në zorrën e hollë, ndërsa pjesa më e madhe fermentohet në zorrën e trashë.

Kjo shpjegon pse në studimet klinike janë vërejtur rritje më të vogla të sheqerit dhe insulinës në gjak.

Studiuesit thonë gjithashtu se “Tagatoza” mund të ndihmojë në kufizimin e disa baktereve që lidhen me prishjen e dhëmbëve dhe të përmirësojë ekuilibrin e baktereve në gojë dhe në zorrë.

Ndryshe nga shumë ëmbëlsues artificialë shumë të fortë, “Tagatoza” mund të përdoret si ëmbëlsues “me masë”, që do të thotë se nuk jep vetëm shije të ëmbël, por ndikon edhe në teksturë dhe skuqje gjatë gatimit dhe pjekjes.

Kjo është shumë e rëndësishme për industrinë ushqimore kur dëshiron të ndryshojë përbërjen e produkteve pa prishur cilësinë e tyre. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.