Ekonomia

Shishtaveci i bukur në projektin e qeverisë “100 fshatrat”

Midis 188 fshatrave në mbarë vendin, të sugjeruara nga pushteti lokal, qeveria qendrore zgjodhi 100 prej tyre ku midis fshatrave te zgjedhur është edhe Shishtaveci, pjese e qarkut të Kukësit. Programi i qeverisë “100 fshatrat” ka si qëllim krijimin e një modeli të suksesshëm në zonat rurale në tre vitet e ardhshme. Në listën e 100 fshatrave ka emra të njihur si Thethi, Voskopoja, Lazarati, Dhërmiu, Valbona, etj.

Gjeografikisht fshati Shishtavec është rreth 30 kilometra larg Kukësit, i njohur për natyren e bukur, zonat turistike dhe prodhimet e veçanta ku shquhen si mjeshtra guzhine dhe embëlsirash. Ndërsa patatja e Shishtavecit është unikale në mbarë vendin. Eshte interesant por në Shishtavec është mjaft i përhapur sporti i skive i cili ka filluar para 70 vitesh dhe skiatorët e këtij fshati kanë qënë disa herë kompion vendi. Banorët e Shishtavecit janë njerës të urtë, mikpritës, punëtorë dhe të etur për dije e kulturë. Komuna e Shishtavecit është në zonën e Gorës, banorët e të cilës flasin dy gjuhë; gjuhën shqipe dhe gjuhën gorane, një bullgarishe e vjeter e cila është ruajtur në shekuj. Deri vitit që kaloi pakica bullgare nuk njihej ligjërisht në vendin tonë e për pasojë as gjuha bullgare, por me ligjin për pakicat që u miratua në 13 tetor 2017 nga Parlamenti Shqiptar, pakica bullgare gezon të gjitha të drejtat si dhe pakicat e tjera në vendin tonë, sipas të gjitha standarteve europiane. Miratimi me ligj i pakicës bullgare në Shqipëri u prit mire edhe në Sofje ku kryeministri Borisov e quajti “një e drejtë historike e fituar pas 100 vitesh”, dhe menjëherë, 30 ditë pas miratimit të ligjit më 15 nentor 2017, zv/presidentja e Bullgarise Iliana Iotova zbriti në Tiranë. Pasi u takua me zyrtarët më të lartë të vendit dhe shprehu falenderime, zonja Iotova beri një vizitë pikërisht edhe në Shishtavec ku u prit nga dhjetra banorë të kësaj zone, me këngë dhe valle gorane.

“Ndihem shumë mirë që po dëgjoj një dialekt të gjuhës bullgare që flitet, po shikoj të rinj të entuziazmuar që kanë ruajtur gjuhën, kulturën dhe veshjen e tyre. Të vazhdojmë të punojmë që të mësohet gjuha bullgare në shkolla”, deklaroi ajo. “Neve na interesojnë 9 fshatrat e Gorës, ku jetojnë goranët. Në këto fshatra jetojnë shtetas shqiptarë, por dikur ata kanë rrënjë bullgare dhe ne jemi me shpresën që do t’i ruajnë traditat, zakonet dhe gjuhën anëtare dhe për këtë kemi shpresë në bashkëpunimin me pushtetin vendor”, u shpreh zv.presidentja e Bullgarisë, Iotova.

Por le ti kthehemi projektit të qeverisë “100 fshtatrat” ku pjesë e tij është Shishtaveci i bukur i cili e ka merituar dhe meriton këtë përzgjedhje, si pjesë e intesimit të qeverisë për ta zhvilluar këtë zonë në veri të vëndit.

Pra, çfarë do të përfitojnë këto fshatra, sipas objektit të biznesit, i cili mund të jetë ekzistues por edhe biznes i ri,  që do të ushtrohet në këto zona? Sipas Ministrisë së Bujqësisë vlera e subvensionit nuk është e njëjtë, por ajo ndryshon sipas kategorive të biznesit.

  • Kështu subjektet e agroturizmit në këto fshatra mund të përfitojnë deri në 50% të vlerës së investimit, por jo më shumë se 20 milionë lekë.
  • Për ngritjen bujtinave do të përfitohet deri në 50% të vlerës së investimit por jo më tepër se 1 milion lekë.
  • Për të nxitur prodhimet tradicionale të zones duke ngritur punishte të vogla, mbështetja është parashikuar deri në 50% e vlerës së investimit, por jo më tepër se 1 milion lekë.
  • Për makineri e pajisje të tjera për prodhimin e produkteve tradicionale, mbështetje deri në 50% të vlerës së blerjes së pajisjeve.
  • Nxitja e startup-eve për të rinjtë (25-35 vjeç) me grant deri në 500 mijë lekë.
  • Një zë është parashikuar në mbështetje të modernizimit të staneve deri në 80% të vlerës së investimit, por më shumë se 200 mijë lekë.
  • Edhe inkubatorët e prodhimeve tradicionale do të mbështeten me grante deri në 70% të vlerës së investimit, por më shumë se 15 milionë lekë.
  • Për rrjetin e dyqaneve me prodhime shqiptare mbështetja do të jetë deri në 50% të vlerës së investimit, por jo më tepër se 2 milionë lekë.

Përtej interesit që ka në tërësi mbështetja e gjithë aktiviteteve në fshat dhe që synon zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies, dy janë edhe kategoritë që përfitojnë një kufi më të lartë financimi, kjo edhe sepse vlera e financimit është më e madhe.

Bëhet fjalë për agroturizmin dhe inkubatorët. Për agroturizmin, masa maksimale që mund të përfitohet është deri në 20 milionë lekë, ndërkohë që subjekti përfitues do të duhet të respektojë të gjithë kriteret e vendosura për t’u certifikuar si i tillë.

Kjo do të thotë që subjekti duhet të ketë të paktën një 1 hektar tokë të mbjellë me kultura bujqësore ose, minimalisht, 0,5 hektarë sera. Të ketë ferma blegtorale, ku duhet të mbarështojë, minimalisht, 10 krerë gjedh ose 100 krerë dele/dhi apo 200 krerë shpendë. Të ofrojë akomodim, ushqim dhe pije, veprimtari argëtuese, si dhe një sërë kushtesh të tjera. Një koncept i ri që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka sjellë është ai për inkubatorët.

Në 100 fshatrat që janë pjesë e programit do të ndërtohen disa inkubatorë ku me të njëjtën teknologji, fermerët apo banorët e fshatit, mund të prodhojnë produkte tipike të zonës, pa ndryshuar teknologjinë, pa industrializuar prodhimin, por duke punuar brenda një ambienti, i cili plotëson kushtet higjieno-sanitare dhe ka marrë certifikatën përkatëse.

Prodhime të tilla si rakia për shembull, që ruan të njëjtën mënyrë distilimi tradicionale në kazanin e rakisë apo reçelrat që prodhohen me të njëjtën formë artizanale, brenda një ambienti të certifikuar, lejohen që të konsumohen si ushqime. Ministria, nga ana e saj, ka deklaruar se do të mbështesë proceset e ambalazhimit dhe marketimit të tyre.

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button