Opinion

Shkelmin himarioteve autoktonė pėr investitorėt strategjikė !?

Nga PETRO DHIMITRI

Shqipėria pėr vitin 2023 shėnoi njė rekord tė paimagjinueshėm pėr turizmin.  Mbi 10 milionė turistė nuk i kishim parė as nė ėndrra. Jo vetėm kaq po shtypi e  mediat  botėrore vazhdojnė tė shkruajnė pėr vendin tonė me fjalėt mė tė mira pėr klimėn, mikpritjen, sigurinė, qetėsinė, gatimin ,bukuritė natyrore, pėr turizmin malor  me Thethin dhe Valbonėn dhe atė bregdetar, sidomos pėr bregdetin e Jugut, pa harruar  as qytetet si Tirana, Vlora, Korēa, Berati, Durrėsi, Shkodra…Edhe pėr vitin qė sapo hymė ato rekomandojnė Shqipėrinė midis vendeve qė duhen vizituar. Tė gjithė ndjehemi krenarė pėr kėtė arritje tė popullit tonė tė privuar gjysmė shekulli pėr t’i treguar botės se sa atraksione turistike ka ky vend. Merita kryesore i takon popullit, amvisave nikoqire dhe pastėrtore, investitorėve strategjikė, pronarėve tė hoteleve, kuzhinierėve, kamarierėve. Shkurt, tė gjithėve. Kush e kishte menduar se aeroporti me pėrmasa jo aq tė mėdha ”Nėnė Tereza” tė priste mbi 10 milionė vizitorė, duke u barazuar pėr nga numri dhe shėrbimi cilėsor me aeroportin e Beogradit !? Nuk duhet tė harrojmė se prioritet zhvillimit tė turizmit i dha i shumėkritikuari Edvin Rama. Kemi patur edhe kryeministra tė tjerė, po asnjeri nuk i vuri shpatullat kėtij zhvillimi si ai. Me mundėsitė qė ka shteti, qeveria po bėn ēmos pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm tė infrastrukturės. U bė realitet  edhe ėndrra shekullore e bregasve pėr tė hapur TUNELIN E LLOGORASĖ!

          Ky sukses marramendės nuk ka pse tė na bėjė tė heshtim pėr gabimet dhe tė metat qė kemi vėrejtur, shumica e tė cilave janė kritika jo denigruese, po vėrejtje konstruktive pėr ta pėrmirėsuar edhe mė tej nivelin e turizmit. Do tė pėrqendrohem vetėm te turizmi familjar, sidomos nė zonėn e Himarės. Zotin Kryeministėr e kam dėgjuar disa herė qė ka folur pėr kėtė lloj turizmi. Tjetėr ėshtė tė flasėsh dhe tjetėr ta ndihmosh turizmin familjar si njė nėndegė kaq e rėndėsishme pėr tė rritur tė ardhurat e njerėzve tė thjeshtė. Ai jo vetėm qė  nuk ka menduar aq sa duhet, po U KA VĖNĖ SHKELMIN HIMARIOTĖVE AUTOKTONĖ pėr tė fituar sa mė shumė INVESTITORĖT STRATEGJIKĖ qė nuk janė vendas. Me njė urdhėr administrativ alla Edi Rama shpalli pronė shtetėrore tėrė zallishten  nga buzėdeti te rruga, kur as pushtuesit shekullorė: Roma dhe turqit Osmanė, madje as dhe Italia me Gjermaninė nuk e dimė t’u kenė kufizuar himariotėve zallishten pėr tė kaluar ose pėr ta shfrytėzuar pėr plazh. Doemos, vetėm burrat, se gratė ishte turp tė zbulonin qoftė kėmbėt, pa le tė visheshin me kostume plazhi?! Edhe kur nė kohėn e diktaturės sė PPSH-sė u ndėrtua Shtėpia e Pushimit tė  Punėtorėve nė Dhėrmi, nuk u bllokua as edhe njė metėr katror i plazhit pėr pushuesit. Vendasit dhe kushdo tjetėr mund tė vinin ēadrat , tė shėtisnin ose thekeshin lirisht nė diell. Pse e shpalli zallishten pronė shtetėrore Edi Rama, kur ajo ishte njė gjė qė dihej mot e jetė?  Donte t’u krijonte sa mė shumė hapėsirė pronarėve tė hoteleve. Me kontratė ua dha pėr pėrdorim pėr shumė vite zallishten para hoteleve. Duan tė thonė pėr 30 vjet.  Kjo ėshtė arsyeja qė nė Dhėrmi apo nė Drimadhė ( qė do tė thotė po Dhėrmi) nga 6 kilometra qė shtrihet plazhi ,5.5 kilometra i kanė bllokuar investitorėt strategjikė me ēadra, shtretėr plazhi dhe dhomėza deri afėr detit. Mirė qė u kujtuan pėr tė lėnė nė Dhėrmi, diku nga cepi afėr kodrės, nja 200 metra  pėr dy plazhe tė vockėla publike. Edhe nė Drimadhė kanė lėnė nja 300 metra, afėr Palasės. Nga kėto shifra duket qartė diskriminimi qė u ėshtė bėrė himariotėve. E vėrteta ėshtė qė sipėrfaqet tė cilat investitorėt strategjikė i kanė marrė me qira, janė tė  sistemuara si s’ka mė mirė siē janė kudo plazhet nė botė. Ke qejf t’i shikosh ose dhe t’i filmosh. Po tė ”famshmet” plazhe publike nė ē’gjendje janė? Nė ato tre parcelėza nuk bie fare erė zhvillim ose civilizim. Ato janė turpi i Rivierės sonė tė bukur. Ato plazhe janė mė keq se nė kohėn e Mesjetės. Nuk ka as dhe njė tualet apo dush?! Mė e keqja ėshtė se nė Drimadhė te plazhi publik lejojnė edhe ēadra pėr tė kaluar njerėzit natėn. Anės rrugės strehohen 4-5 makina shtėpi. Ēfarė ka sjellė ky nėnvlerėsim i dukshėm i shtetit pėr pronėn e tij tė pa dhėnė me qira? Qė  njerėzit pėr nevoja personale tė zbrazen nė detin kristal, duke ndotur atė ujė tė bekuar nga Zoti ose mbeturinat t’i groposin nėn guriēkat. Shpesh nė sipėrfaqe tė caktuara ndjen edhe erė fekalesh?! Po, po, erė fekalesh. E pra, zoti  Kryeministėr nė kėto plazhe  vendasit ēojnė pėr plazh turistėt e huaj. Mund tė thoni  qė ata tė shkojnė te ēadrat komode tė hoteleve. Dakord, po ēmimi pėr njė ēadėr ėshtė 20 dollarė e mė shumė…Tė mos harrojmė se nė turizmin familjar nuk shkojnė elitarėt, po njerėzit e thjeshtė. Ata nuk e kuptojnė dot se si shteti e ka lėnė plazhin publik nė kėtė gjendje tė mjerė mė keq se nė Mesjetė, kur ngjitur me tė, te strategjikėt shikojnė civilizim?!  Njė nga turistėt italianė mė pyeti: ”Pse ky ndryshim drastik? Pse dy  standarte  nė tė njėjtin vend?! Mos vallė autoktonėt nuk paguajnė aq taksa sa shteti tė ndėrtojė njė WC dhe njė dush pėr ta dhe klientėt e tyre?! ” Mė erdhi shumė rėndė t’i thosha tė vėrtetėn se jeni ju qė urdhėruat bllokimin e zallishtes sė plazhit, se jeni ju qė e keni lėnė kaq pasdore turizmin familjar. I tregova se nė Sarandė te plazhi publik  Bashkia ka vendosur ēadra dhe ndenjėse nė tėrė sipėrfaqen. Plazhi duket shumė bukur. Jo vetėm kaq, qytetarėt  ose turistėt e huaj kėtė shėrbim e marrin pa paguar as edhe njė qindarkė. Ėshtė falas. Ndoshta kėtė mrekulli mund ta bėjnė  vitin tjetėr edhe pėr Himarėn. Pėrgjigja e tij ishte: ” TĖ SHPRESOJMĖ qė tė kujtohen edhe pėr Drimadhėn?!”Padrejtėsia ėshtė ulėritėse. Pėrqindja e sipėrfaqes sė shfrytėzueshme tė zallishtes ėshtė 5.5 kilometra pėr investitorėt strategjikė ,ndėrsa pėr vendasit etnike  dhe turizmin familjar vetėm 500 metra… ?! Anash hotelit Morina Palace ėshtė ndėrtuar njė bllok vilash tė vogla. Secili pronar ka vendin e caktuar pėr ēadrėn dhe shezlongun. Pra, ata paskan tė drejtė tė kenė njė copė vend tė caktuar nė zallishte deri njė metėr afėr detit ,ndėrsa himarjotėt AUTOKTONĖ me turistėt e tyre duhet tė bredhin si ēifutėt nė shkretėtirė??!!!!
                 Nė Dubai ka plazhe vetėm pėr hotelet e mėdha, po ka dhe sipėrfaqe pa fund tė lira pėr plazh. Ka dhe njė plazh tė madh publik me dushe moderne, me tualete, anash me dyqane e bukuri tė rralla si tė Dubait. Nė Nicėn  franceze me famė botėrore pas rrugės janė hotelet me 5 yje, ndėrsa pėrpara shtrihet plazhi i pamatė pa asnjė  bllokim. Ka vetėm ēadra dielli qė i vendosin edhe milionerėt kur shkojnė pėr t’u freskuar nė det. Ndodh kėshtu nė ato vende qė dikur ne mendonim se atje u krijonin kushte vetėm tė pasurve, ndėrsa popullin e linin tė endej rrugėve. Na doli e kundėrta. Atje mendohet nė radhė tė parė pėr popullin. Nuk kalojnė as edhe njė projekt tė rėndėsishėm pa marrė miratimin e zonės pėrkatėse. E dinė mirė se tė pasurit nuk e kanė tė vėshtirė tė gjejnė zgjidhje tė tjera.
                  Si mund tė zgjidhet ky ngėrē artificial qė e krijoi vetė qeveria jonė prepotente? Fare mirė  nė ato 6 kilometra nga deti tė lihet njė hapėsirė 10-15 metra e shfrytėzueshme pėr kėdo. Pas kėtij korridori le tė vendosin strategjikėt shtėpiza e kashtore sa dhe si t’i duan. Mundet qė edhe midis parcelave tė hoteleve tė lihet goxha hapėsirė e lirė pėr vendasit. Zgjidhja mė e mirė do tė jetė qė qeveria tė shtrohet kėmbėkryq me autoktonėt dhe tė gjejnė njė variant tė pėlqyeshėm  tė pranueshėm si pėr investitorėt strategjikė (qė janė palė me shtetin) ashtu edhe pėr vendasit e mbetur jetimė dhe pa asnjė pėrkrahje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button