🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,369 ▲ +0.21% ETH $2,063 ▲ +0.06% XRP $1.3005 ▼ -1.26% SOL $79.8800 ▼ -1.09%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shkëlzen Berisha refuzon pajtimin me juristin e CEZ, shpërthen Karaj: Mjeran…

Gjykata e Tiranës nisi dje shqyrtimin e padisë për “shpifje” të bërë nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, kundër juristit Romeo Karaj, raporton “Panorama”.

Berisha pretendon se juristi Kara, dëshmitar kyç në hetimin mbi privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nga CEZ, ka bërë deklarata të pavërteta ndaj tij gjatë një interviste televizive. Në këtë dalje publike, juristi ka deklaruar se Shkëlzen Berisha, Kastriot Ismailaj dhe Nue Kalaj kanë luajtur rolin e sekserëve në privatizimin e OSSH te CEZ.

Sipas hetimit parlamentar, Kalaj në vitin 2009 ka përfituar 7 milionë euro nga CEZ. I padituri Karaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa paditësi Berisha përfaqësohej nga avokati Besnik Çerekja. Për hir të procedurës, gjyqtari Gerd Hoxha pyeti palët nëse do ta zgjidhnin çështjen me pajtim.

Kërkesa e gjyqtarit u refuzua nga përfaqësuesi i paditësit. Në vijim, avokati Çerekja i bëri me dije gjykatës se për të provuar pretendimet do të paraqesë si provë videon e intervistës së juristit Karaj, si dhe pasqyrimin e saj të shkruar në faqe të ndryshme interneti.

I padituri Kara tha se do t’i pasurojë me fakte provat e paditësit. “Unë do të mbrohem me provat që do të sjellë pala tjetër, por duke i pasuruar me fakte të tjera”, tha ai, duke shtuar se do të kërkojë informacion përmes Gjykatës nga një hotel në Çeki dhe një kompani fluturimesh ajrore austriake.

REAGIMI

Disa orë pas seancës, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, juristi Romeo Karja komentoi padinë e Shkëlzen Berishës ndaj tij, duke e cilësuar atë “mjerane”. “Pinjolli e pranon se dëshmia ime do ta çojë në rrokopujë Saliun edhe gjithë stanin e tij. E tregon këtë merak edhe në padi. Deri facto pinjolli po më akuzon për humbjen e paralajmëruar të PD-së. Çfarë më bëri përshtypje në padinë mjerane ishte shprehja: ‘I akuzuari mbart të gjithë kapacitetin intelektual e profesional për të kuptuar peshën e deklarimeve të tij faktike…’. Harruan çfarë thanë me gojën e deputetes 4XL se unë jam një i çmendur, me paranoja etj. Kështu është kur i bën paditë me copypaste, duke marrë fraza të gatshme nga vendimet unifikuese. Përfundimisht, pinjolli mund të jetë i denjë për të atin, por jo për emrin e juristit. Dhe të mendosh që ky ‘superjurist’ është paguar qindra mijëra euro në një ditë me këtë nivel rapazhdrapa”, mbyllte reagimin Karaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.