Shkencëtarët zbulojnë gjenet e inteligjencës në tru
Dy rrjete gjenesh përcaktojnë nëse njeriu është inteligjent, apo do ta ketë më të vështirë të kuptojë gjërat, sipas “Imperial College” në Londër.
Gjenet që i bëjnë njerëzit inteligjentë, janë zbuluar dhe shkencëtarët besojnë se ata mund të manipulohen për të shtuar kapacitetin e trurit.
Kërkuesit kanë zbuluar prej kohësh se intelekti trashëgohet me studimet që kanë sugjeruar se deri në 75 për qind e nivelit të inteligjencës është gjenetik dhe se pjesa tjetër varet nga faktorët mjedisorë, si shkollimi dhe grupet shoqërore.
Deri më tani, askush nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se cilat gjene janë përgjegjëse për një kujtesë më të mirë, për vëmendjen, shpejtësinë e përpunimit të informacionit ose aftësitë e arsyetimit.
Tani “Imperial College of London” ka zbuluar se dy rrjete të gjeneve përcaktojnë nëse njerëzit do të jenë inteligjentë apo jo dhe aq të zgjuar.
Ata e krahasuan rrjetin e gjeneve me një skuadër futbolli. Kur të gjithë lojtarët janë në pozicionet e duhura, truri duket se funksionon optimalisht, duke çuar në qartësinë e mendimit dhe në atë që e mendojmë si shpejtësi, ose zgjuarsi.
Megjithatë, kur gjenet janë në mutacion ose në rendin e gabuar, kjo mund të çojë në probleme me mendimin, ose madje, edhe në mangësi konjitive serioze.
Shkencëtarët besojnë se mund të ketë një “çelës” që rregullon rrjetet dhe nëse mund ta gjejnë, ata mund të “aktivizojnë” inteligjencën te kushdo.
“Ne e dimë se gjenetika luan një rol madhor në inteligjencë, por deri më tani nuk e dinim se cilat gjene ishin të rëndësishme”, tha doktor Michael Johnson, autor kryesor i studimit nga Departamenti i Mjekësisë të “Imperial College”.
“Ky kërkim nënvizon disa prej gjeneve të përfshira tek inteligjenca njerëzore dhe mënyrën se si ato ndërveprojnë me njëri-tjetrin”, tha ai.
“Çfarë është entuziazmuese rreth këtij zbulimi, është se gjenet që kemi zbuluar, kanë gjasa të ndalojnë një rregullim të përbashkët, që do të thotë se potencialisht, ne mund të manipulojmë një grup gjenesh, aktiviteti i të cilave lidhet me inteligjencën njerëzore”.
“Kërkimi ynë sugjeron se mund të jetë e mundur të punohet me këto gjene për të modifikuar inteligjencën, por kjo është vetëm një mundësi teorike për momentin – e ne duhet të ndërmarrim hapin e parë në këtë rrugë”.
Në studimin e publikuar në revistën “Natyra e Neuroshkencës”, skuadra e kërkuesve mbikëqyri një shembull të trurit njerëzor nga pacientët që kishin kryer operacion neurokirurgjik për epilepsi.
Ata analizuan mijëra gjene të trurit njerëzor dhe më pas kombinuan rezultatet me informacion gjenetik nga njerëzit e shëndetshëm që kishin kryer teste inteligjence, dhe nga njerëzit me çrregullime neurologjike si autizmi dhe paaftësia intelektuale.
Ata kryen disa analiza kompjuterike dhe krahasime për të identifikuar rrjetet e gjeneve që ndikojnë në aftësitë konjitive të shëndosha te njeriu. Ata zbuluan se disa nga të njëjtat gjene që ndikonin në inteligjencën njerëzore te personat e shëndetshëm, ishin gjithashtu ato që kishin probleme te njerëzit me probleme të njohjes. Rrjetet quheshin M1 dhe M3.
Doktor Johnson tha: “Tiparet si inteligjenca, drejtohen nga grupe të mëdha gjenesh që punojnë së bashku – si një skuadër futbolli e përbërë nga lojtarë në pozicione të ndryshme”.
“Ne përdorëm analiza kompjuterike për të identifikuar gjenet në trurin njerëzor që të punojnë së bashku për të ndikuar në aftësinë tonë konjitive për të krijuar kujtesa të reja, ose vendime të ndjeshme, kur përballemi me informacion kompleks”.
“Ne zbuluam se disa prej këtyre gjeneve mbivendosen me ato që shkaktojnë epilepsi në fëmijëri ose paaftësi intelektuale. Ky studim tregon se si mund të përdorim të dhënat gjenetike për të zbuluar rrugë të reja që truri njerëzor të funksionojë më shëndetshëm”.
Me kalimin e kohës, ne shpresojmë që kjo lloj analize do të ofrojë të dhëna të reja për trajtime më të mira të sëmundjeve që lidhen me zhvillimin neurologjik si epilepsia, apo trajtimi i problemeve konjitive që shkaktohen prej këtyre sëmundjeve.
Në fillim të këtij viti, një studim nga i njëjti kolegj zbuloi se deri në 65 për qind e ndryshimeve në notat e nxënësve, vareshin nga gjenetika, pasi analizuan gjenet nga 12,500 binjakë.
Ata zbuluan se të gjitha rezultatet në teste ishin të trashëguara, duke treguar se gjenet shpjegojnë ndryshimet e mëdha mes fëmijëve në shkolla.
Pavarësisht zbulimit, ekspertë të tjerë në gjenetikë paralajmërojnë se posedimi i rrjeteve gjenetike të inteligjencës, nuk garanton suksesin.
Darren Griffin, profesor i gjenetikës në Universitetin e Kentit, thotë se: “Gjenetika është shkenca e trashëgimisë, jo e përcaktimit të mëparshëm, nuk mund të dalë asgjë përmbi mësimin e dijeve dhe aplikimin e tyre me vullnet.
Burimi: Telegraph