Kronika
Shkodër, i shoqëruari arratiset nga komisariati, pezullohen 7 efektivë
Shtatë efektivë policie në komisariatin e Shkodrës janë pezullua nga puna, pasi një person i shoqëruar prej tyre ka arritur të largohet nga mjediset e komisariatit.
Mësohet se shtetasi Mikel Docaj ishte shoqëruar nga grupi i gatshëm në mjediset e komisariatit me akuzën e kanosjes por në momentin që ka zbritur nga makina është larguar me vrap.
Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.