☁️
Tiranë 13°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,291 ▼ -0.61% ETH $1,997 ▲ +0.03% XRP $1.3386 ▲ +0.22% SOL $82.9900 ▼ -0.41%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shkodër, kontrolle e arrestime nga RENEA. Goditet grupi kriminal i grabitjeve me dhunë

policia_..-320x208Një operacion “blic” është zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit nga FNSH-ja dhe RENEA në qytetin e Shkodrës.

Policia ka sekuestruar 2 pistoleta dhe një automatik si dhe Janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona që dyshohet se kanë kryer vjedhje dhe grabitje me dhunë. Operac ioni u krye në bashkëpunim me policinë belge dhe zvicerane.

Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, duke theksuar: “Goditëm një grup të strukturuar kriminal, që kryente vjedhje dhe grabitje me dhunë. Janë arrestuar shtetas shqiptarë dhe të huaj”.

Sipas burimeve të policisë, forcat speciale kanë zhvilluar kontrolle për armëmbajtje pa leje dhe municion në disa banesa në lagjen “Dudas”. Bëhet fjalë edhe për kontrolle ndaj personave me precedentë penalë, të cilët dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të fundit kriminale në qytetin verior.

Burime të rezervuara nga policia, po ashtu bëjnë me dije se kontrolli i forcave speciale do të vazhdojë edhe në lagje periferike të Shkodrës, ku dyshohet se në disa banesa të tjera ka armë pa leje dhe municione luftarake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.