Kronika

Shkodër, tjetër operacion masiv antikanabis në Dukagjin

Policia e Shtetit ka nisur një tjetër operacion masiv antikanabis në Dukagjin të Shkodrës, më konkretisht në njësitë administrative Plan dhe Pult.

Në operacion janë përfshirë 400 forca policore si dhe 60 automjete policie. Në operacion janë të përfshirë edhe 2 helikopterë, që shërbejnë për transportimin e forcave RENEA.

Deri në këto momente janë asgjësuar rreth 4000 rrënjë bimë narkotike dhe operacioni po vijon në terrene shumë të thepisura e të vështira.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button