☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,847 ▲0.44%
DOW 47,942 ▲0.05%
NASDAQ 23,058 ▲0.68%
NAFTA 99.28 ▲2.81%
ARI 4,769 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,434 ▲ +2.05% ETH $2,234 ▲ +1.81% XRP $1.3428 ▲ +0.97% SOL $83.6000 ▲ +2.06%
S&P 500 6,847 ▲0.44 % DOW 47,942 ▲0.05 % NASDAQ 23,058 ▲0.68 % NAFTA 99.28 ▲2.81 % ARI 4,769 ▼0.38 % S&P 500 6,847 ▲0.44 % DOW 47,942 ▲0.05 % NASDAQ 23,058 ▲0.68 % NAFTA 99.28 ▲2.81 % ARI 4,769 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shkolla e Trupës në Bunavi: Forcat e Armatosura, hapen portat për 317 fitues

U zhvillua ditën e hënë, më 10 tetor, në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej”, ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në Forcat e Armatosura. Për të përcjellë rekrutët e rinj, në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi u shpreh se kjo ceremoni nuk është e veçantë vetëm për rekrutët e rinj apo familjarët e tyre, por edhe për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sepse nga sot ata do të nisin një kurs të ri të jetës së tyre dhe brenda një kohe të shkurtër ata do të përfundojnë një proces, i cili do t’i bëjë përfundimisht pjesë e Forcave të Armatosura.

Më tej z. Koçi duke iu drejtuar rekrutëve të rinj tha: “gjatë stërvitjes dhe trajnimit në Shkollën e Trupës në Bunavi dhe në fund të këtij procesi, nuk do të jeni vetëm ushtarakë të mirë, por do të jeni më të mirë edhe profesionalisht. Nuk do të jeni vetëm më të shëndetshëm edhe më të zotë, por do të jeni njëkohësisht edhe njerëz më të mirë, sepse të bëhesh pjesë e Forcës së Armatosur, do të thotë të jesh pjesë e elitës qytetare të republikës sonë. Prandaj, ne ju mirëpresim dhe duam që kontributet dhe vlerat tuaja të rrisin cilësinë e Forcës sonë të Armatosur”. Gjithashtu zëvendësministri Koçi shprehu kënaqësinë që 22 prej rekrutëve të rinj janë me arsim të lartë.  317 fituesit, nga të cilët 22 janë vajza, do t’i nënshtrohen Stërvitjes Individuale Bazë 10-javore në Shkollën e Trupës në Bunavi, përpara se të titullohen ushtarë të Forcave të Armatosura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.