☁️
Tiranë 13°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,553 ▼0.81%
DOW 45,791 ▼0.5%
NASDAQ 21,817 ▼1.24%
NAFTA 97.26 ▲1.79%
ARI 4,589 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,770 ▲ +0.71% ETH $2,134 ▲ +1.21% XRP $1.4364 ▲ +0.41% SOL $88.8800 ▲ +1.85%
S&P 500 6,553 ▼0.81 % DOW 45,791 ▼0.5 % NASDAQ 21,817 ▼1.24 % NAFTA 97.26 ▲1.79 % ARI 4,589 ▼0.36 % S&P 500 6,553 ▼0.81 % DOW 45,791 ▼0.5 % NASDAQ 21,817 ▼1.24 % NAFTA 97.26 ▲1.79 % ARI 4,589 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Shkup, kompania nga Turqia hap fabrikën për kabllo dhe pajisje elektrike për automjetet

Kompania turke Murat Ticaret ka nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrje me qira të tokës ndërtimore në zonën zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) Shkupi 2, në të cilën do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e kabllove dhe pajisjeve elektrike për industrinë automobilistike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i ZZHTI, Aleksandar Mlladenovski, duke shpalosur detaje nga marrëveshja e nënshkruar, tha se me të njëjtën parashihet hapja e një fabrike për prodhimin e kabllove dhe pajisjeve elektrike për industrinë automobilistike, prodhimi i të cilave do t’i dedikohet tregut të jashtëm.

Drejtori i kompanisë Murat Ticaret, Ejup Gyllsoj, duke shprehur kënaqësinë e tij për nënshkrimin e marrëveshjes, tha se afërsia e Maqedonisë me Evropën, fuqia e kualifikuar punëtore dhe qasja pozitive e qeverisë bashkë me pakon e subvencioneve që do të shpaloset së shpejti, janë nga faktorët kryesorë që kanë bindur kompanitë të investojnë në Maqedoni.

Ai tha se punët hulumtuese të kompanisë, të nisura tetë muaj më parë, sot kanë kulmuar me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. “Në fazën e parë të investimit planifikohet të punësohet 300 punëtorë dhe të investohen 6.6 milionë euro, ndërsa në dhjetë vitet e para ky numër do të shkoj në 600 të punësuar. Punët ndërtimore do të fillojnë në shkurt të vitit 2018 dhe do të përfundojnë në dhjetor të po të njëjtit vit”, tha Gylsoj.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike i Republikës së Maqedonisë, Koço Angjushev, tha se marrëveshja e sotme është në vazhdën e përpjekjes së qeverisë për të bërë Maqedoninë vend atraktiv për investitorët e huaj. Ai ka shtuar se Turqia është nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik, ku qarkullimi në nëntë muajt e parë të vitit ka qenë 282 milionë euro që është një rritje me 4. 4 për qind, ndërsa sipas tij, eksporti nga Maqedonia në Turqi është rritur me 10 për qind. Turqia tha ai, është nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoni, me 225 milionë euro të investuara.

“Ndihma shtetërore për këtë kompani turke janë nga masat e qeverisë që për secilin vend punë me mbi 18.000 denarë (rreth 300 euro) pagë mujore, nga të cilët 80 për qind e punëtorëve të jenë paraprakisht të papunë, ose të jenë marrë drejt pas procesit arsimor ose të falimentuar, investitori merr 20 për qind nga paga neto. Tjetër masë, është kthimi 10 për qind e investimit, dhe nëse është e orientuar për eksport, siç është kjo, atëherë merr 10 për qind shtesë”, tha Angjushev.

Kompania turke Murat Ticaret tashmë është operacionale në Evropë, Kinë, Amerikë Veriore, Turqi dhe Meksikë me mbi 2200 të punësuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.