Kronika

Shoferi i linjës Qendër-Tufinë i dehur, arrestohet

Një shofer urbani është arrestuar ditën sotme nga policia pasi ngiste në gjendje të dehur mjetin e transportit publik.
tiraneDrejtuesi i autobusit të linjës Qendër-Tufinë, Afrim Mici u vu në pranga pas një aksioni të policisë rrugore në kontrollin e autobusëve urbanë. Ky kontroll ka marrë shkas nga aksidenti i shënuar mëngjesin e sotëm pranë ‘Pallatit me shigjeta’, ku nga përplasja e autobusit të linjës së Kasharit me atë të linjës Kombinat-Kinostudio mbetën të lënduar 6 persona.
Sipas policisë, Afrim Mici, i cili arrestua dhe iu pezullua leja e drejtimit, kishte konsumuar alkool në masën 0, 58%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button