🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.09 ▲2.38%
ARI 4,685 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,821 ▼ -0.49% ETH $2,112 ▼ -0.9% XRP $1.3176 ▼ -1.59% SOL $79.9200 ▼ -2.49%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.09 ▲2.38 % ARI 4,685 ▲0.01 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.09 ▲2.38 % ARI 4,685 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shoqata e Bankave: Shërbimet online rrisin rrezikun për krime kibernetike

Tashmë si një traditë e konsoliduar në Shqipëri prej 13 vitesh, “Java e Parasë” u çel sërish nga Banka e Shqipërisë, me synimin për të edukuar brezat e rinj mbi funksionimin e sistemit bankar.

Në fjalën e tij, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se vitet e fundit është shënuar një progres i ndjeshëm në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve financiare, veçanërisht në kryerjen e transaksioneve.

“Ka një avancim dhe progres të madh në transaksionet financiare të kryera nëpërmjet kanaleve digjitale apo kartave, duke treguar se qytetarët shqiptarë po i përdorin gjithnjë e më shumë shërbimet bankare”, tha Sejko.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar u realizuan rreth 12 milionë transaksione bankare online, një rritje me 23% krahasuar me vitin 2024.

Megjithatë, kjo rritje e përdorimit të shërbimeve digjitale shoqërohet edhe me një ekspozim më të lartë ndaj mashtrimeve online.

“Nëse në llogarinë tonë digjitale vendosim të ndajmë fjalëkalimin apo e lëmë atë të hapur në ambiente jo të sigurta, atëherë llogaria jonë rrezikohet. Ndërsa një pagesë është vetëm një klik larg, po aq afër janë edhe mashtruesit”, tha Spiro Brumbulli, nga Shoqata e Bankave.

Në pesë vitet e fundit, numri i mashtrimeve online ka shënuar rritje.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar rreth 1308 raste të krimit kibernetik, ku një pjesë e konsiderueshme lidhet me ndërhyrje në llogaritë bankare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.