🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 97.10 ▲2.77%
ARI 4,441 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,487 ▼ -4.42% ETH $1,994 ▼ -3.94% XRP $1.3353 ▼ -2.83% SOL $83.1400 ▼ -5.4%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.10 ▲2.77 % ARI 4,441 ▲0.71 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.10 ▲2.77 % ARI 4,441 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Shoqata “Familja dhe Shpresa” i drejtohet Kuvendit: Krimet e Serbisë duhet të gjykohen në Gjykatën Speciale

Shoqata ‘Familja dhe Shpresa’ nga Klina ka deponuar sot një kërkesë në sekretariatin e Parlamentit të Kosovës me të cilën i drejtohet në të shkruar kryetarit të Parlamentit, Kadri Veselit që të iniciojë ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë nga parlamenti i vendit, në mënyrë që kjo gjykatë të merret me krimet e luftës që ka bërë Serbia në fshatin Kralan ndaj civilëve të komunës së Klinës gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Në Kralan, më 4 Prill 1999 janë ekzekutuar 86 civilë shqiptarë të moshës nga 14 deri 55 vjeçare nga ushtria dhe policia serbe. Vrasësit e tyre edhe pas 17 viteve gjenden të lirë nëpër Serbi.

Në të njëjtën kohë OJQ ‘Familja dhe Shpresa’ kërkon që Parlamenti i Kosovës të marrë vendim detyrues që ta kushtëzojë dialogun e Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve të luftës dhe deri në detyrimin e Serbisë për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale për Kosovën në Hagë dhe dërgimin e përgjegjësve të Serbisë para drejtësisë në këtë gjykatë për të gjitha krimet e tjera të luftës gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

“Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që edhe pas më shumë se 17 viteve askush nuk është dënuar nga gjykatat ndërkombëtare për krimin në Kralan dhe krimet e tjera ndaj civilëve të komunës së Klinës. Ekzekutuesit dhe përgjegjësit e tjerë nga ushtria dhe policia e Serbisë gjenden ende të lirë edhe pas këtyre shumë viteve. Kjo është skandaloze dhe e turpshme për bashkësinë ndërkombëtare dhe ata që thirren në drejtësi ndërkombëtare”, tha përfaqësuesja e OJQ-së “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyqi.

“E pakuptueshme dhe e papranueshme po ashtu është që Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës kanë pranuar të miratojnë një ligj kaq selektiv i cili në formën aktuale nuk merret me krimet e Serbisë ndaj më të dashurve tanë. Është koha që qeveritarët dhe deputetët e Kosovës, të të gjitha partive politike, të këndellen e të marrin guximin që të plotësojnë këtë ligj e të mundësojnë që edhe kriminelët e Serbisë të gjykohen në këtë gjykatë për të gjitha krimet e bëra në Kosovë”, tha më tej Bytyqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.