☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 108.81 ▼3.67%
ARI 4,773 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $70,192 ▲ +0.92% ETH $2,155 ▲ +0.77% XRP $1.3375 ▲ +0.22% SOL $83.0700 ▲ +1.98%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 108.81 ▼3.67 % ARI 4,773 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kosova

Shpend Ahmeti: Vendimi i UEFA-s, pasojë e “kosmopolitanëve”

shpend-ahmeti-vendimi-i-uefa-s-pasoj-euml-e-ldquo-kosmopolitan-euml-ve-rdquo_hdKryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se me vendimin e fundit, që rezultati i ndeshjes së futbollit ndërmjet kombëtares së Serbisë dhe Shqipërisë të jetë 3:0 për Serbinë, UEFA i ka thënë PO racizmit.

Sipas tij, ky vendim vjen edhe si pasojë e “relativizmit të dhunës” nga qëndrimet zyrtare shtetërore të Shqipërisë dhe më gjerë, me insistimin në vizitë të Edi Ramës, Serbisë.

Ja reagimi i Shpend Ahmetit në Facebook:

Si duket reagimi histerik I qeveritarëve serb pas lojës me akuza për terrorizëm e deri të konspiracionet për vëllaun e Rames paten sukses. Tentimi I palës shqiptare që ta përqafojë Serbinë me vizitë me arsyetimin se “kështu na don Evropa” dështoi në mënyrë spektakolare. E për reagimin e Kosovës zyrtare as që po flas, sepse nuk ka pas.

Tentimi I UEFA për ta balancuar dënimin është edhe njëherë tentim për ta qetësuar Serbinë sepse ata duhet akomoduar, duke pranuar kështu fashizmin si diçka që duhet heshtur e jo diçka që duhet luftuar.
UEFA sot I tha PO racizmit. Qëndrimi zyrtar shtetëror me insistimin ne vizitë e relativizoi dhunën. E kosmpolitët e barazuan fajin.

Ndërsa unë dhe shumë të tjerë mbesin në shpresë se një ditë do të jemi ne gjendje të flasim me një zë kundër racizmit, fashizmit dhe poshtërimit. Ne fakt jam I bindur se ajo kohë po vjen dhe atëherë do të bëhemi evropianë.

E sot Balaj duhet të të kërkojë falje që e prishi karriken me kokë, Cana që e goditi këmbën e tifozit me stomak e Xhaka që e goditi grushtin e tifozit me fytyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.