Kronika

Shpërdorim detyre, pranga drejtorit të burgut të Rrogozhinës dhe dy mjekëve

policia_18-318x320Gjykata e Durrësit, ka vënë në pranga sot drejtorin e burgut të Rrogozhinës dhe dy mjekë të këtij institucioni. Me urdhër të gjykatës, masa e sigurisë ndaj tre personave në fjalë është ekzekutuar sot në mëngjes nga policia e qytetit bregdetar.

Sipas burimeve nga prokuroria, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksani dhe dy mjekët e këtij institucionit, A.Konda dhe F.Hate akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Hetimet raportojnë se ata kanë dhënë raporte false për të mundësuar dhënien e lejes për të burgosurit në të paktën 11 raste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button