Kronika
Shpërdorim detyre, shkarkohet ish-shefi i komisariatit të Kavajës
Ish-shefi i komisariatit të Kavajës, Arbëresh Vokshi është shkarkuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Motivi i shkarkimit është ai i shpërdorimit të detyrës.
Vokshi akuzohet se mori rryshfet 2 mijë euro për një ndërtim pa leje dhe fshehu informacion për mbjellje droge.