☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,517 ▼1.14%
DOW 46,102 ▼0.71%
NASDAQ 21,584 ▼1.58%
NAFTA 94.91 ▲5.08%
ARI 4,387 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,007 ▼ -3.07% ETH $2,066 ▼ -4.79% XRP $1.3638 ▼ -3.59% SOL $87.2100 ▼ -5.3%
S&P 500 6,517 ▼1.14 % DOW 46,102 ▼0.71 % NASDAQ 21,584 ▼1.58 % NAFTA 94.91 ▲5.08 % ARI 4,387 ▼3.63 % S&P 500 6,517 ▼1.14 % DOW 46,102 ▼0.71 % NASDAQ 21,584 ▼1.58 % NAFTA 94.91 ▲5.08 % ARI 4,387 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Shpërthim në një uzinë armatimesh pranë Donetskut

shperthim Një uzinë armatimi e kontrolluar nga rebelët prorusë pranë rajonit separatist të Donetskut, në lindje të Ukrainës, shpërtheu sot në mëngjes, disa orë pas nënshkrimit të memorandumit mes rebelëve dhe qeverisë ukrainase, njoftuan gazetarët.

”Uzina, që ndodhej në veriperëndim të qytetit, shpërtheu për herë të parë rreth orës 06:45 GMT”, theksuan dëshmitarët.

”Në orën 08:30 GMT, një seri tjetër shpërthimesh të forta shkaktoi një shtëllungë të madhe tymi”, njoftoi ekipi i gazetarëve.

Origjina e shpërthimeve nuk u bë e ditur menjëherë. Ndërtesa, një ish-uzinë armatimesh e kohën e ish-Bashkimit Sovjetik, ndodhej në zonën e kontrolluar nga rebelët, dhjetëra kilometra nga aeroporti i Donetskut, nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

Këto shpërthime ndodhën pas nënshkrimit të një memorandumi mes qeverisë ukrainase, Rusisë, rebelëve dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me qëllim konsolidimin e armëpushimit të arritur më 5 shtator.
Ky memorandum parashikon vendosjen e një zone tampon, rreth 30 kilometra nga të dy anët e linjës së frontit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.