Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -0.07% ETH $2,050 ▼ -0.31% XRP $1.3159 ▼ -0.38% SOL $80.2500 ▲ +1.62%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Shpërthimet në Bruksel, Europa në alarm

Belgjika ka ngritur nivelin e alarmit në maksimum pas katër shpërthimeve që tronditën kryeqendrën e institucioneve europiane paraditen e së martës.

Rrugët e qytetit po patrullohen nga forca të shumta speciale të policisë, përfshirë këtu edhe ushtrinë.

Qarkullimi është në kaos në zonat ku u regjistruan shpërthimet. Sipas mediave vendase, në aeroport, para se të dëgjoheshin dy shpërthimet e fuqishme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe disa thirrje në arabisht.

Deri më tani autorësinë e sulmit nuk e ka marrë askush përsipër, por dyshohet se bëhet fjalë për një aksion të ekstremistëve që pason arrestimin e Abdeslam, terroristit që mori pjesë në sulmet e Parisit të nëntorit të shkuar.

Sulmet në zemër të Europës kanë vënë në lëvizje vendet e tjera që kanë shtuar kontrollet nëpër aeroporte, metro dhe stacione autobusësh. Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh i tronditur nga ngjarja në Belgjikë dhe njoftoi se në orët në vazhdim do të kryesojë një mbledhje të COBRA-s, këshilli më i lartë i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Përforcim masash sigurie vihen re edhe në Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.