☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.99 ▲0.11%
ARI 4,589 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,211 ▼ -0.24% ETH $2,047 ▼ -0.02% XRP $1.3192 ▼ -2.63% SOL $82.8600 ▼ -0.92%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.99 ▲0.11 % ARI 4,589 ▲0.7 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.99 ▲0.11 % ARI 4,589 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shqipëri-Britani e Madhe, bashkëpunim kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Një delegacion i lartë i Policisë së Shtetit, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.

Vizita ka në fokus rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese britanike, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme, migracionit të paligjshëm, si dhe pastrimit të parave të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Drejtor Nano zhvilloi takime me homologun e tij në NCA, me Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Home Office, si dhe me autoritete të larta të agjencive homologe ligjzbatuese të Metropolitan Police, Antiterrorit Britanik, Border Force etj.

Gjithashtu u krye një vizitë në portin e Dover, ku u pa nga afër trajtimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm, nga autoritetet britanike, si dhe u ra parimisht dakord për vendosjen e një oficeri të Policisë shqiptare në këtë port, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.

Gjatë takimeve, Nano ka marrë mbështetje të plotë nga drejtuesit e strukturave policore dhe agjencive ligjzbatuese në Britaninë e Madhe, të cilët kanë vlerësuar me nota pozitive rezultatet e arritura 6 muajt e fundit, në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit,  kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të drogave të forta, si dhe të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta.

Drejtor Nano i ka siguruar ata se sfidat që na presin janë të përbashkëta dhe pa një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve rezultatet nuk do të jenë në favorin tonë. Nano siguroi se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet dhe është shumë e angazhuar për të luftuar në krah me partnerët, fenomenet kriminale që dëmtojmë dhe cenojnë jetën, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve të të dy vendeve tona, të BE-së e më gjerë.

Kjo vizitë vjen pas vizitave të njëpasnjëshme, shumë të rëndësishme, të zhvilluara në SHBA, Gjermani, Greqi dhe Izrael, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin, rritjen e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.