🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.22 ▲0.36%
ARI 4,782 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,153 ▲ +1.36% ETH $2,213 ▲ +1.31% XRP $1.3413 ▲ +0.65% SOL $83.6000 ▲ +1.59%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.22 ▲0.36 % ARI 4,782 ▼0.75 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.22 ▲0.36 % ARI 4,782 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Maqedoni, konfirmohet mbledhja e përbashkët e qeverive

Ministri-Panariti-vizitë-në-Francë-merr-pjesë-në-Panairin-Ndërkombëtar-të-Bujqësisë-466x350Shqipëria dhe Maqedonia parashikojnë të mbajnë këtë vit një mbledhje të përbashkët qeverie, por data mbetet për t’u përcaktuar nga dy kryeministrat.

Konfirmimi për mbajtjen e një mbledhje të tillë është bërë sot në Tiranë nga dy ministrat Edmond Panariti dhe Mihail Cvetkov, gjatë një takimi që patën në Tiranë për forcimin e bashkëpunimit në dikasterin që ata përfaqësojnë, bujqësinë.
“Qeveria e Maqedonisë praktikon mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta me vendet fqinje, por kuptohet që për këtë gjë të dy kryeministrat duhet të bien dakord, pasi nuk jemi ne si ministra kompetentë. Pra për momentin nuk mund t’ju them se kur do të mbahet, por ka shumë gjasa që ajo do të mbahet,” tha ministri i Maqedonisë, Mihail Cvetkov.
Edhe ministri shqiptar, Edmond Panariti, shtoi se mbledhjet e përbashkëta të qeverive e forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin rajonal. ‘Bashkëpunimi rajonal është element thelbësor i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe natyrisht bashkëpunimi me fqinjët është parësor”, tha Panariti. Sipas tij, kjo meriton të ngrihet në nivel të mbledhjeve të përbashkëta midis dy qeverive që pa dyshim janë në kompetencë të kryeministrave të vendeve për të vendosur për modalitetet e këtyre organizimeve.
Kryesore, tha Panariti, është që në nivelin e bashkëpunimit të bujqësisë ne tashmë kemi përcaktuar kush do të jenë hapat e ardhshme të shpejta dhe ato afatmesme dhe aftagjata, të cilët kuadrohen mjaft mirë edhe në kuadrin e bashkëpunimit më të gjerë ndërqeveritar.
Këto deklarata të dy ministrave u bënë sot në Tiranë gjatë një konference për shtyp që dy homologët mbajtën në kuadër të një takimi për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe rritjes së vëllimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.