Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 16 March 2026
S&P 500 6,703 ▲1.07%
DOW 46,945 ▲0.83%
NASDAQ 22,405 ▲1.36%
NAFTA 95.34 ▼3.41%
ARI 5,001 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $73,841 ▲ +3.3% ETH $2,307 ▲ +10.13% XRP $1.5108 ▲ +6.75% SOL $94.0600 ▲ +7.22%
S&P 500 6,703 ▲1.07 % DOW 46,945 ▲0.83 % NASDAQ 22,405 ▲1.36 % NAFTA 95.34 ▼3.41 % ARI 5,001 ▼1.21 % S&P 500 6,703 ▲1.07 % DOW 46,945 ▲0.83 % NASDAQ 22,405 ▲1.36 % NAFTA 95.34 ▼3.41 % ARI 5,001 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Shqipëri-Turqi, Komisioni i Përbashkët për Sigurinë

Gjatë vitit 2018, do të mblidhet komisioni i përbashkët i sigurisë mes Turqisë dhe Shqipërisë. Takimi pritet të zhvillohet në Turqi. Për këtë u ra dakord , gjatë një takimi të zhvilluar  në Tiranë mes Selami Altinok, Guvernator dhe Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë i Republikës së Turqisë dhe Drejtorit të Policisë Shqiptare, Haki Çako.

Gjatë takimit dy drejtorët, Çako dhe Altinok kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin midis Autoriteteve Policore Shqiptare dhe Turke, për parandalimin dhe goditjen e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Të dy drejtuesit nënvizuan gatishmërinë që ashtu si me vendet e tjera të Ballkanit, të thellojnë edhe më tej luftën kundër elementëve radikalë.

Të orientohen qartazi drejt partneritetit në të gjitha vendet e rajonit , si dhe në një front, në luftë kundër të gjithë këtyre fenomeneve që shqetësojnë dhe cënojnë sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. Vendosmërinë për të kontribuar maksimalisht në parandalimin e çdo lloj iniciative dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore çdokënd që shkel dhe cënon sovranitetin ose sigurinë e kombeve.

“Në emër të Policisë së Shtetit ju shpreh mirënjohjen për kontributin që i është dhënë Policisë së Shtetit në arsimimin policor, por edhe me vazhdimin e specializimeve që bëjnë oficerët e Policisë Shqiptare në Akademinë e Turqisë. Keni treguar se pavarësisht nga gjuha, misioni dhe qëllimi ka qenë i njëjtë, ndaj dhe operacionet e përbashkëta kanë pasur sukses të padiskutueshëm dhe të vlerësuar nga partnerët tanë”, tha Çako.

“Unë uroj dhe dëshiroj që kjo vizitë të kontribuojë shumë në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që vazhdon prej një kohe të gjatë midis dy Drejtorive të Përgjithshme të dy institucioneve tona. Marrëdhëniet tona po vazhdojnë në të gjitha fushat në një mënyrë të përkryer. Ka patur një bashkëpunim shumë të mirë dhe intensiv në fushën e trajnimeve midis dy Drejtorive të Përgjithshme”, i shpreh Altinok.

Në fund të takimit Selami Altinok, Guvernator dhe Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë i Republikës së Turqisë, ka shprehur kërkesën që gjatë vitit 2018 të mblidhet Komisioni i Përbashkët për Sigurinë, dhe ky Komision të mblidhet në Turqi, kërkesë që u mirëprit dhe u vlerësua si shumë e vlefshme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako Gjatë vizitës në vendin tonë, delegacioni i lartë i Policisë Turke, zhvilloi disa vizita e takime, në Elbasan e Krujë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.