🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 26 March 2026
S&P 500 6,483 ▼1.65%
DOW 45,959 ▼1.01%
NASDAQ 21,440 ▼2.23%
NAFTA 94.40 ▲4.52%
ARI 4,374 ▼3.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,643 ▼ -3.17% ETH $2,051 ▼ -5.47% XRP $1.3501 ▼ -4.37% SOL $85.8600 ▼ -6.28%
S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 % S&P 500 6,483 ▼1.65 % DOW 45,959 ▼1.01 % NASDAQ 21,440 ▼2.23 % NAFTA 94.40 ▲4.52 % ARI 4,374 ▼3.93 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet e para në Europë, më të varura nga emigrantët

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë që kanë varësi të lartë nga të ardhurat nga emigracioni, ndonëse pesha e tyre po vjen në ulje, sipas një studimi të IFAD (International Fund for Agricultural Development), të titulluar “Të dërgosh para në shtëpi”. Ky është studimi i parë i këtij lloji, që mat tendencën 10-vjeçare të migracionit global dhe fluksit të remitancave përgjatë periudhës 2007-2016.

Sipas raportit, vendet e Europës në zhvillim varen dukshëm nga remitancat, të kryesuara nga Moldavia, (24% e PBB-së), ndërsa flukset janë më të ulëta në shtete të tjera, si Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, ku prurjet e emigrantëve që përfaqësojnë nga 9% në 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2007, Shqipëria renditej e katërta nga pesë shtetet më të varura nga emigracioni, por me kalimin e viteve, rëndësia e tyre duket të ketë rënë dhe Shqipëria ka zbritur në vend të gjashtë, pas Moldavisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Sipas të dhënave të IFAD, në Shqipëri, të ardhurat nga emigrantët ishin 1 miliard dollarë (shifër që është shumë më e lartë se ajo që raporton Banka e Shqipërisë, sipas të cilës prurjet në 2016-n ishin 615 mln euro-shënim i Monitor), ose 9.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në krahasim me vitin 2007, paratë që emigrantët shqiptarë dërgojnë në Shqipëri kanë rënë me rreth 27%.

Në Kosovë, rëndësia që kanë prurjet e emigrantëve është më e lartë se në Shqipëri. Në vitin 2016, ato ishin 972 milionë euro, apo 15.2% të PBB-së. Për më tepër, tendenca e tyre vijon në rritje, teksa në krahasim me vitin 2007, paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit në Kosovë janë rritur me gati 6%.

Raporti thekson se paratë që migrantët dërgojnë në familjet e tyre në vendet në zhvillim janë rritur me 51% në dekadën e fundit. Kjo rritje ka ardhur në pjesën më të madhe nga Azia, që ka dëshmuar një zgjerim prej 87% të remitancave.

Më shumë se 200 milionë punonjës migrantë vlerësohet se po mbështesin 800 milionë anëtarë familjesh globalisht. Parashikohet që në vitin 2017, një në shtatë persona në botë do të përfshihen në dërgimin ose marrjen e më shumë se 450 miliardë dollarë remitanca. Flukset e migracionit dhe paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpi kanë një ndikim të lartë në ekonominë globale dhe mjedisin politik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.