Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.56 ▲1.93%
ARI 4,557 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,540 ▲ +1.33% ETH $2,057 ▲ +2.74% XRP $1.3568 ▲ +1.53% SOL $84.3000 ▲ +2.38%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.56 ▲1.93 % ARI 4,557 ▲0.72 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.56 ▲1.93 % ARI 4,557 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria jo vetëm destinacion turistik për Bjellorusinë, por edhe treg atraktiv për biznes dhe investime

Më shumë se 50 sipërmarrës shqiptar dhe bjellorus ishin pjesë e forumit online “Perspektivat e bashkëpunimit dypalësh”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Bjellorusisë.

Këshilltari ekonomik i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkim Sykja u shpreh se gjithnjë e më shumë Shqipëria po vlerësohet nga Bjellorusia jo vetëm si një destinacion atraktiv turistik, por edhe si një mundësi konkrete bashkëpunimi në fushën e biznesit dhe investimeve”.

Sipas tij, hapja e zyrës së përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bjellorusisë në Tiranë, është një tregues i qartë i interesit të sipërmarrjes Bjelloruse për Shqipërinë.

Sykja u shpreh se “synojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet dy dhomave të tregtisë dhe industrisë, për të nxitur tregtinë, eksportet dhe investimet në sektorë prioritar të ekonomisë”.

Duke ju qartësuar sipërmarrësve bjellorusë lehtësirat dhe mundësitë që afrohen për të bërë biznes në vendin tonë, ai bëri një ftesë të hapur për bashkëpunime konkrete mes sipërmarrësve të të dy vendeve

Nënkryetari i DHTI së Bjellorusisë, Meleshkin Denis, i cili ishte dhe moderator i eventit që në krye të herës bëri një ftesë të hapur për bashkëpunimin të bizneseve të të dy vendeve duke bërë gjithashtu dhe një prezantim të Dhomës së Bjellorusisë. Ai garantoi nga ana e tij se Dhoma do të jetë e vënë në shërbim të biznesit për të vendosur kontaktet e duhura apo për të asistuar në çdo ndihmë që sipërmarrja ka nevojë.

Përfaqësuesi i Dhomës së Bjellorusisë në Shqipëri, Aleksandër Gjurbavija u shpreh i gatshëm për të qenë prezent për të gjitha nevojat që ka biznesi dhe për të vendosur kontaktet e duhura mes palëve të interesuara.

Në forum u bë prezantimi i mundësive që secili vend afron. Aris Tasho, drejtore e Zyrës së Marrëdhënieve më Jashtë të DHTIT, bëri një prezantim të Dhomës dhe klimës së investimeve në Shqipëri.

Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë së të dy vendeve janë në hapat e parë të bashkëpunimit, hap që u konkretizua më këtë forum të parë dhe që më pas do të vijojë me marrëveshje konkrete mes tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.