Shqipëria me birrën më të lirë: Vetëm 1.19 euro, kryeqyteti shqiptar lë pas vendet e rajonit
Ky është një tjetër element që e bën Shqipërinë më tërheqëse, sidomos për të huajt. Në shumë renditje, sidomos sa i përket çmimeve, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i lirë në rajon.
Qyteti më i lirë në Europë për të pirë një birrë vlerësohet të jetë Baku, kryeqyteti i Azerbaixhanit, me 0.75 euro, i ndjekur nga Kievi në Ukrainë dhe Tbilisi i Moldavisë. Nga ana tjetër e medaljes është Reykjavik, kryeqyteti i Islandës, ku një birrë kushton plot 9.64 euro.
Në destinacionet kryesore europiane, çmimi i birrës varion: në Paris fiksohet në 7 euro, në Romë 5 euro dhe në Berlin vetëm 3.5 euro.
Gjermania ndërkohë vlerësohet si shtëpia e birrës dhe njihet si vendi që organizon festën më të madhe të birrës në botë, Octoberfest, që ka nisur zyrtarisht ditën e shtunë dhe që do të vazhdojë deri më 7 shtator.
Octoberfest pritet të grumbullojë 6 milionë njerëz të cilët do të konsumojnë 600 milionë euro birra.