☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,730 ▼ -0.08% ETH $2,227 ▼ -0.37% XRP $1.1558 ▼ -0.47% SOL $89.0400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria mes vendeve me sigurinë më të ulët në punë në Europë, ja sektorët më të rrezikshëm

Siguria në vendin e punës mbetet një nga problemet më serioze për tregun shqiptar të punës. Vendi ynë renditet mes vendeve me nivelin më të ulët të mbrojtjes për punonjësit në Europë.

Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria regjistron rreth 3.4 humbje jete në punë për çdo 100 mijë të punësuar, shifër më e lartë se mesatarja europiane. Rastet më të shumta të aksidenteve raportohen në sektorin e ndërtimit, industrinë përpunuese dhe bujqësi, ku punonjësit shpesh përballen me mungesë të pajisjeve mbrojtëse dhe kushte të pasigurta pune.

Një nga problemet kryesore mbetet informaliteti, pasi shumë punonjës rezultojnë të pasiguruar ose punojnë pa kontrata të rregullta. Kontrollet për standardet e sigurisë janë më të pakta dhe përgjegjësia e punëdhënësve shpesh shmanget. Bizneset e vogla janë ato që investojnë më pak në mbrojtjen e punonjësve, duke mos garantuar pajisje sigurie, trajnim profesional apo kushte të përshtatshme në ambientet e punës.

Në sektorin e ndërtimit, i cili konsiderohet ndër më të rrezikshmit, aksidentet lidhen kryesisht me mungesën e skelave mbrojtëse, pajisjeve të amortizuara dhe mosrespektimin e rregullave teknike. Ndërkohë, në bujqësi problem mbeten përdorimi i mjeteve të pasigurta dhe mungesa e trajnimit për përdorimin e pesticideve apo makinerive. Edhe në industri raportohen raste të dëmtimeve serioze për shkak të kushteve të papërshtatshme në linjat e prodhimit.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri i inspektimeve në vendet e punës mbetet i kufizuar krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Ekspertët vlerësojnë se nevojiten më shumë investime në teknologji, trajnime dhe ndërgjegjësim, në mënyrë që aksidentet në punë të reduktohen dhe kushtet për punëmarrësit të afrohen me standardet europiane

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.