🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,823 ▲ +0.33% ETH $2,050 ▼ -0.24% XRP $1.3159 ▼ -0.18% SOL $80.1900 ▲ +1.38%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Shqipëria në etapën e fundit drejt integrimit në BE, Soreca: Jemi më afër se kurrë dhe më të fortë së bashku

Shqipëria është në etapën e fundit të udhës së saj drejt  integrimit në Bashkimin Europian.

Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë, ne çelje të “Javës së Europës 2020”, ka uruar shqiptarët për një javë sa më të mbarë, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë e të qenit bashkë, pasi kështu jemi më të fortë.

Soreca në videomesazhin e publikuar sot, vë në dukje vështirësitë përmes së cilave u është dashur qytetarëve shqiptarë të kalojnë muajt e fundit, duke nisur nga tërmeti i nëntorit të shkuar dhe duke vijuar me krizën e shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19.

“Muajt e kaluar nuk kanë qenë të lehtë për Shqipërinë. Në fillim tërmeti i nëntorit të kaluar, pasojat e të cilit ndihen ende rreth nesh dhe pastaj kriza e COVID-19. Këto dy kriza kanë pasur një ndikim negativ për të gjithë ne”,- tha Soreca.

“Në të njëjtën kohë, jemi bërë dëshmitarë të shembujve të shkëlqyer të solidaritetit, forcës dhe qëndrueshmërisë. Solidaritet mes shqiptarëve, solidaritet i shqiptarëve kundrejt miqve të tyre europianë. Dhe po ashtu, solidaritet nga miqtë europianë drejt shqiptarëve për të kapërcyer krizën e tërmetit dhe atë të COVID-19”,- u shpreh Soreca.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë vuri në dukje se 25 marsi ishte një ditë e gëzuar për shqiptarët, pasi mes tërmetit dhe pandemisë, vendi ynë ka marrë dhe një lajm shumë të mirë nga BE.

“Në mes të kësaj periudhe, një ditë historike për vendin ishte 25 marsi, me vendimin e Këshillit për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, që është në etapën e fundit të udhës së saj drejt integrimit në BE”,- tha Soreca.

Në fund, ai kujtoi se “Java e Europës 2020” këtë vit do jetë ndryshe dhe online për shkak të pandemisë.

““Java Europës 2020”, synon të kremtojë këtë frymë solidariteti, këtë frymë bashkimi. Kemi mbledhur 18 artistë nga 14 shtete anëtare dhe nga Shqipëria për të shprehur mbështetjen e tyre për të gjithë ju ndërsa jeni të mbyllur, të izoluar në shtëpitë tuaja. Përmes medias sonë sociale do të vijmë te ju me qëllim që t’ju sjellim qetësim dhe zbavitje. Jemi më afër se kurrë dhe më të fortë së bashku. Ju uroj një javë europiane 2020 vërtet të këndshme”,- përfundoi Soreca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.