🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.91 ▲3.11%
ARI 4,686 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,907 ▼ -0.37% ETH $2,117 ▼ -0.67% XRP $1.3190 ▼ -1.64% SOL $80.0200 ▼ -2.49%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.91 ▲3.11 % ARI 4,686 ▲0.03 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.91 ▲3.11 % ARI 4,686 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria në EXPO 2015, Panariti: Promovim aseteve kombëtare në mbarë botën

Konsullata-ne-Milano“Të ushqejmë shpirtin kundër varfërisë dhe për të drejtat”, ishte logoja e një takimi të veçantë të organizuar një ditë më parë nga Konsullata Shqiptare në Milano nën patronazh të bashkisë së këtij qyteti dhe me bashkëpunimin e shoqatës AJKA. Konferenca u zhvillua në kuadrin e EXPO 2015 që do të ketë si moto të vetën “Të ushqejmë planetin tokë”.

Figura e Nenë Terezës , mesazhet, përpjekjet dhe lufta e saj kundër urisë dhe varfërisë në të gjithë botën u zgjodh nga organizatoret si temë qendrore e takimit i cili i zhvillua në sallën “Alesi”,  të bashkisë së Milanos si për të nënvizuar rëndësinë që vetë ky institucion i dha eventit duke u moderuar edhe nga Maria Rosaria Iardino , këshilltare e kryetarit të bashkisë së Milanos.

Konferenca u përshendet nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Edmond Panariti i cili tha se ky takim dhe pjësmarrja e Shqipërisë në Expo 2015 do të jenë një mënyrë për të promovuar asetet kombëtare në mbarë botën.Panariti theksoi se Italia mbetet një nga partneret me të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Në takim mori pjese edhe monsinjor Giorgio Frendo i cili përshendeti eventin në emër të Arqipershkvit të Shqipërisë Monsignor Anxhelo Masafra,  dhe zgjodhi të flasë për të pranishmit për gezimin dhe buzëqeshjen në jetën dhe veprën e shqiptares Gonxhe Bojaxhi. ” Nënë Tereza bijë e Shqipërisë dhe nënë e të gjithëve ” e titulloi fjalën e saj Dava Gjoka zv presidente e shoqates Citta Mondo (qyteti i botës) për të nenvizuar pjesëmarrjen e gjerë të komuniteteve të ndryshëm të pranishëm në sallë.

Konsullja e përgjithshme ne Milano Luljeta Cobanaj tha se organizimi i këtij takimi kishte si synim jo vetëm përkujtimin e Nene Terezës në vigjilje të 11 vjetorit të shenjtërimit por edhe promovimin e vlerave kombëtare pranë instutucioneve italiane dhe komuniteteteve të tjera atje. Konsullja Cobanaj tha se ky aktivitet do të pasohet nga të tjerë siç është hapja e shkollës së parë të gjuhës shqipe në Milano, në mars 2015 projekti i se cilë është në shqyrtim nga shoqatat për të parë mundësinë e marrjes zyrtare të së drejtës së diasporës shqiptare në Milano për të patur shkollën e tyre. Gjithashtu konsullja Cobanaj foli për krijimin e një shoqate të përbashkët shpitaro-italiane për mbrojtjen e të drejtave të grave emigrante

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.