☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,206 ▼ -3.94% ETH $1,988 ▼ -4.04% XRP $1.3236 ▼ -3.08% SOL $82.5300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria në vendin e 91 në botë për fuqi ushtarake

Shqipëria është shumë larg Serbisë dhe Greqisë me fuqi ushtarake. Portali i njohur “Global Firepower”, që merret me analizën e ushtrive të vendeve të botës, ka publikuar renditjen më të fundit të forcave të armatosura më të fuqishme në vitin 2023.

Në listë janë 145 vende, dhe Shqipëria pozicionohet në vendin e 91 në botë, pavarësisht se konsiderohet një shtet në përmirësim.

Turqia kryeson në Ballkan, ndjekur nga Greqia, Rumania dhe Serbia, kurse vendi ynë ka pozicionin e 8-të, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën.

Renditja bazohen kryesisht në fuqinë ushtarake, por gjatë përpilimit janë marrë parasysh dhe faktorë të ndryshëm, si niveli i sofistikimit të pajisjeve ushtarake, financat, gjeografia dhe burimet.

Një tjetër faktor është dhe sasia e pajisjeve ushtarake dhe trupave që ka çdo vend.  Sipas listës së ushtrive më të fuqishme në vitin 2023, siç pritej, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e parë, ndjekur nga Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut dhe Pakistani.

Tre vendet që kanë forcat e armatosura më të dobëta në botë janë Moldavia, Benini dhe Butani. Megjithatë, duhet theksuar se lista është bërë në bazë të armëve konvencionale, ndërsa kapacitetet bërthamore nuk janë marrë si faktor vendimtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.