☁️
Tiranë 10°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 97.45 ▲4.22%
ARI 5,018 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,008 ▲ +0.31% ETH $2,312 ▲ +2.06% XRP $1.5159 ▲ +2.54% SOL $93.9300 ▲ +0.46%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 97.45 ▲4.22 % ARI 5,018 ▲0.31 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 97.45 ▲4.22 % ARI 5,018 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria synon thellimin e bashkëpunimit me operatorët turistikë italianë

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete, priti të enjten në një takim një grup operatorësh turistik italianë, të cilët shoqëroheshin nga Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Enver Mehmeti.

Zv.ministri Mete shprehu kënaqësinë për vizitën e operatorëve turistik italianë në Shqipëri dhe i njohu ata me disa nga zhvillimet kryesore në sektorin e turizmit. Ai theksoi faktin se me miratimin e ligjit të turizmit hapet procesi i standardizimit dhe certifikimit të strukturave akomoduese, ndërkohë që krijohen dhe procedura lehtësuese për investimet madhore në fushën e turizmit. Ai theksoi faktin se Shqipëria ka interes në zhvillimin e butik resorteve apo marinat përgjatë vijës së saj bregdetare.

Ndërkohë ekspertë të Agjencisë Kombëtare të Turizmit bëne një prezantim të Shqipërisë si destinacion turistik, pikat kryesore dhe veçoritë e saj turistike. Në prezantim u theksua pozicioni i mirë gjeografik i Shqipërisë, vija bregdetare, mikpritja, pasuritë kulturore që mbrohen nga UNESCO (Berati, Gjirokastra dhe Butrinti), isopolifonia, turizmi malor, etj. Ndërkohë që u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit me tur operatorët italianë.

Për presidentin e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Mehmeti, Shqipëria dhe Ballkani përbëjnë një potencial të madh turistik dhe tashmë është koha që vëmendja e turistëve të përqendrohet më shumë aty, ndërkohë që theksoi faktin se ka shumë kompani italiane në vendin tonë dhe se operatorët shqiptarë mund të mësojnë e këshillohen nga ata italianë.
Operatorët turistikë italianë u shprehën optimistë për suksesin e bashkëpunimit me operatorët shqiptarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.