☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 96.72 ▼4.6%
ARI 4,758 ▲1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,781 ▲ +2.19% ETH $2,135 ▲ +3.93% XRP $1.3586 ▲ +2.93% SOL $83.9700 ▲ +1.1%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 96.72 ▼4.6 % ARI 4,758 ▲1.7 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 96.72 ▼4.6 % ARI 4,758 ▲1.7 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Shqipëria vend i sigurt/ KE publikon listën e shteteve ku rekomandohet të hiqen kufizimet e udhëtimit

KE e ka konsideruar Shqipërinë një vend të sigurt nga pandemia e COVID, duke e futur në listën e shteteve që vendet e BE-së rekomandihet të heqin kufizimin e udhëtimit. Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve si Shqipëria, Australi, Izraeli, Japonia, Liban, Zelanda e Re, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ruanda, Serbia, Singapori, Korea e jugut, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Hong Kong dhe Makao, Tajvani.

Sipas KE-së, banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së për qëllimet e këtij rekomandimi.

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat duhet të hiqet kufizimi aktual i udhëtimit u azhurnuan më 20 maj 2021.

Ato mbulojnë situatën epidemiologjike dhe reagimin e përgjithshëm ndaj COVID-19, si dhe besueshmërinë e burimeve të informacionit dhe të dhënave në dispozicion. Reciprociteti gjithashtu duhet të merret parasysh rast pas rasti.

Vendet e lidhura me Shengen, Islanda, Lichtenstein, Norvegjia, Zvicra gjithashtu marrin pjesë në këtë rekomandim.

Ministria e Punëve të Jashtme në vend rithekson rëndësinë e respektimit të masave nga qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kujdesi duhet të vazhdojë të jetë maksimal edhe gjatë lëvizjes në vendet e BE, të cilat mund të kenë protokolle specifike edhe pas rekomandimit të fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.