☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.68 ▲8.4%
ARI 4,744 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,250 ▼ -0.64% ETH $2,203 ▼ -0.8% XRP $1.3312 ▼ -0.18% SOL $82.4100 ▼ -0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.68 ▲8.4 % ARI 4,744 ▼0.91 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.68 ▲8.4 % ARI 4,744 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Shqipëria zë vendin e 12-të në “Junior Europian Song Contest”

Edhe pse ka pasur një interpretim të shkëlqyer, me një mesazh të fortë për të ruajtur mjedisin, Shqipëria ka zënë vendin e 12 mes 16 këngëve pjesëmarrëse në Festivalin Europian të Këngës për Fëmijë: Junior Europian Song Contest, festival që është transmetuar dje drejtpërdrejt nga Tbilisi i Gjeorgjisë ekskluzivisht nga rrjeti i RTSH. E ku fituese është shpallur Rusia me 188 pikë, në vend të dytë Gjeorgjia me 185 pikë dhe në vend të tretë Australia me 172.

Kënga “Mos ma prekni pemën” e kënduar nga 10-vjeçarja Ana Kodra në shqip dhe anglisht, e kompozuar nga Kristi Popa e me tekst të Jorgo Papingjit mori gjithsej 67 pikë, duke pasur përpara Italinë dhe Maqedoninë, e duke lënë pas vetëm Portugalinë, Irlandën, Qipron.

Përveç votimit të jurive të vendeve pjesëmarrëse, ka qenë votimi online që ka ulur mundësitë për të fituar më shumë pikë për Anën e vogël. Edhe pse këtë herë kishin mundësi të votonin edhe shqiptarët nga Shqipëria, votimi online për Shqipërinë ka qenë më i ulëti, 35 pikë.

Festivali Junior Europian Song Contest që përshin fëmijë të moshës 9-14 vjeç, vitin e ardhshëm nuk do të zhvillohet në vendin e këngës fituese, Rusi, por në Minsk të Bjellorusisë.

Kënga shqiptare që merr pjesë në këtë festival europian përzgjidhet përgjatë festivalit “Junior Fest”, prodhim i RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.