🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,823 ▼0.02%
DOW 47,969 ▼0.45%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 99.28 ▲1.44%
ARI 4,777 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,728 ▲ +0.55% ETH $2,238 ▲ +0.83% XRP $1.3529 ▼ -0.33% SOL $84.5900 ▲ +0.68%
S&P 500 6,823 ▼0.02 % DOW 47,969 ▼0.45 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 99.28 ▲1.44 % ARI 4,777 ▼0.84 % S&P 500 6,823 ▼0.02 % DOW 47,969 ▼0.45 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 99.28 ▲1.44 % ARI 4,777 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria zotëron 65% të tregut amerikan të sherebelës

sherbela-350x191Shqipëria prodhon një sasi të madhe bimësh mjekësore, ku sherebela mban vendin e parë për prodhimin dhe eksportin në botë.

Bima mjekësore, sherebelë eksportohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SHBA rreth 65% e tregut furnizohet nga Shqipëria me bimë mjekësore aromatike. Ky fakt u deklarua në Asamblenë e 10-të të Industrisë së Bimëve Aromatike Mjekësore. Ndërkohë që vetëm 1 e treta e bimëve mjekësore të mbledhura në Shqipëri arrin të grumbullohet dhe të përpunohet.

Marcus Johnson, Drejtori i USAID-it në Shqipëri tha se është i kënaqur që numri i personave të cilët merren me kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore në vend është gjithnjë e në rritje.

“USAID ka pranuar që në fillim që të punojë me këtë projekt për të rritur cilësinë e paketimit dhe të grumbullimit të bimëve aromatike mjekësore në Shqipëri. Sot janë mbi 150 anëtarë nga të cilët 30 eksportojnë rregullisht. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë për këtë sektor, që Shqipëria të ketë mundësi që ta zhvillojë sa më shumë”, shprehet Marcus Johnson.

Ndërkaq edhe zv/ministri i Bujqësisë, Jani Babi tha se të gjithë kultivuesit e bimëve mjekësore do të kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.