☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.14 ▼1.22%
ARI 4,731 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,984 ▲ +2.41% ETH $2,148 ▲ +4.5% XRP $1.3604 ▲ +2.7% SOL $84.6200 ▲ +1.87%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,731 ▲1.11 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,731 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Shqiptari 14 vjeçar, biznesmen në Amerikë

ariuNë Amerike bëhen mrekulli. Një djalë 14-vjeçar, Dean Ismajli, me banim në Lantana, Florida, ka hapur kompaninë e vet “Sneakerheadexpress”, e cila merret me shitblerjen e atleteve dhe punët po i shkojnë mirë.

“Brenda pak kohe fitova 30 mijë dollarë”, thotë Dean, në prani të prindërve Haradinit dhe Fatimes, të cilët i kanë krijuar të gjithë kushtet për t’u marrë me biznes e për të vazhduar njëkohësisht shkollimin në “Maritime Academy High School” në Lantana të Florida-s. “Unë blej atlete të markave të njohura me çmime të ndryshme nga ato që vështir gjenden në treg dhe pastaj i shes me çmime më të shtrenjta. Thjeshtë, blej lirë e shes shtrenjtë. Blej e shes përmes facebook, e-bay dhe website-it tim: www.sneakerheadexpress.com”, thotë Dean.

Në pyetjen se cila është dëshira e tij kur të rritet, Dean thotë: “Kam dëshirë të bëhem sipërmarrës si prindërit e mi që janë pronarë të një restoranti dhe pasurive të patundshme në Florida.

Jam i lumtur me këtë biznes që bëj tani dhe me paratë që fitoj blej gjëra për vete bile edhe për prindërit e mi”, thotë Dean dhe shton – “çelësi i suksesit në biznes është të duash atë që bën dhe të blesh me çmime të ulëta e t’i shesës me çmime të larta por njëkohësisht të kesh kënaqësi e të jesh i sinqertë në biznes”.

Gjithçka filloi kur Dean ishte edhe më i vogël dhe i donte atletet. Ai u ftua nga shokët e tij Jacob dhe Dylan në një mbrëmje të quajtur “Solefest” në West Palm Beach dhe bleu atlete me çmime $600 të cilat i shiti me çmime të dyfishuara.

“Paratë e fituara do t’i investoj dhe një ditë kam në plan të hapë shitore për të fituar edhe më shumë”, shton Dean , i cili luan futboll, basketboll dhe merret edhe me fotografi.

Lojtari i preferuar i tij është Ronaldo ndërsa basketbollistët Michael Jordan, Larry Bird dhe Kobe Bryant. Biznesi që ka filluar Dean është për t’u lakmuar edhe për personat e rritur. Ata që e njohin e admirojnë se si në këtë moshë është në gjendje të mendojë si një biznesmen i rritur e me përvojë. “Vetëm në Amerikë e askund tjetër”, thotë nëna e tij Fatimja, e lumtur me sukseset e të birit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.