Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.31 ▲8.01%
ARI 4,739 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,757 ▼ -1.05% ETH $2,183 ▼ -1.3% XRP $1.3247 ▼ -0.55% SOL $81.8000 ▼ -0.51%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.31 ▲8.01 % ARI 4,739 ▼1.02 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.31 ▲8.01 % ARI 4,739 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Shtatë kafshë, shqisat e të cilave na mahnitin

Lente fleksibël, lajmërim me jehonë dhe përforcues imazhesh – ka në fakt kafshë që posedojnë të tillë sensorë “High tech“: organet e tyre me shqisa të superzhvilluara, janë shumë më superiore se ato të njerëzve.

Më poshtë po ju paraqesim shtatë kafshë, të cilat i kanë shndërruar shqisat e tyre në perfeksion të vërtetë për t’u pasur zili e kanë përbërë gjithnjë një model ëndërrimtar për të nisur e zbatuar projekte të mirëfillta tekniko-shkencore.

  1. Macja

Nga tigri i shtëpisë deri te macja e egër – të gjithë përfaqësuesit e familjes Feloidea (të maceve) posedojnë një sistem informativ të shkëlqyer të përbërë prej syve, veshëve dhe mustaqeve, me të cilat ato shkojnë të “psonisin” gjahun e tyre.

Sytë e tyre, veç kësaj, kanë një lloj “përforcuesi imazhi”: Macet kësisoj mund të shohin në agim apo natën qoftë, pesë herë më qartë se njeriu.

  1. Gepardi

Një fizik i përkulshëm, këmbë elegante – aparati lëvizës i gepardit është një superkonstruksion. E kështu duhet të jetë, pasi ai del për gjah natën dhe në këtë mënyrë është një konkurrencë e papërballueshme për macet e përmasave më të mëdha, me të cilët ai shpesh ndan të njëjtin oreks. Taktika e tij përmbushet sipas motivit: “Të jesh i shpejtë, është gjithçka”.

  1. Lakuriqi i natës 

Në sytë tanë ata nuk janë aspak simpatikë, madje në shumicën e kulturave janë simbol i fatkeqësisë – fama e tyre në këtë aspekt u vulos sidomos pas daljes në dritë të vëllimit më të famshëm të gjinisë horror, “Konti Drakula”.

Sa keq! Ato janë artistë të vërtetë të gjuetisë së natës dhe madje shumë të suksesshëm në errësirë të plotë. Kjo lidhet me një sistem shumë të veçantë të orientimit: një jehonë thirrjesh, që atyre u transmeton një sasi të vlefshme informacionesh.

  1. Ujku

Ndërsa ecën duke zbatuar moton “të gjuash atë që të nënshtrohet më lehtë“, ujku sorollatet kryesisht rreth zonës së tij të gjahut. Në këtë rast, ai u beson tërësisht shqisave të dëgjimit dhe atyre të nuhatjes. Ato janë formësuar në mënyrë të atillë, që ai ta nuhasë prenë e tij shumë mirë nga distanca edhe netëve dhe në agim.

  1. Tersieri

Shikimin e një bambi, primati në fjalë nuk e posedon: sytë e tij me madhësinë e një pjate të vogël, qëndrojnë të hapura fort përpara, në majën e kokës së tij. Ai mund t’i lëvizë ato 180 gradë pa lëvizur kokën – duke përbërë kombinacionin ideal për vështrimin e duhur në zonën e tij të gjahut përgjatë netëve.

Koboldmaki apo tersieri ( një primat i vogël që ha insekte e që ka një palë sy të zgurdulluar që haset kryesisht në zonën e Azisë Juglindore) është pra një mishngrënës i dorës së parë, ndoshta i vetmi ndër primatët.

  1. Shqiponja 

Emërtimi ose cilësimi “syshqiponjë“, nuk vjen aspak rastësisht – kjo dihet, pasi zogu grabitqar mund ta dallojë një mi qysh nga 1000 metër distancë. Sytë e saj nuk janë vetëm të mëdhenj sa ato të një njeriu, por ato janë edhe perfektë për gjueti: Shqiponja posedon lente fleksibël, që përshtaten me çdolloj niveli ndriçimi.

  1. Rrëqebulli

“Ai ka sytë e një rrëqebulli“, thuhet në disa prej kulturave të ndryshme – dhe kjo sigurisht se e ka një arsye: macja shumë aktive netëve, posedon një fuqi shikimi të shkëlqyer. Si një gjahtar i vetmuar, të cilit nuk i pëlqen pra puna në grup, atij i duhet të jetë i shpejtë dhe kësisoj i beson shumë sulmit të papritur. Përgjues, veshëmprehtë dhe me një sprint të fuqishëm – dhe ja ku preja dorëzohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.