🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.28 ▲3.05%
ARI 5,008 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,528 ▲ +0.64% ETH $2,326 ▼ -0.56% XRP $1.5322 ▲ +0.16% SOL $94.7600 ▼ -1.2%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shtatë skuadra vendase e të huaja prezantojne nesër propozimet për projektin “Parku i Besimit”

Shtatë skuadra vendase e të huaja do të shpalosin propozimet e tyre të martën për projektim peisazhistik me fokus “Parku i besimit në Tiranë-Kopshte meditimi e soditjeje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, frymëzuar nga librat e shenjtë dhe bashkëjetesa qytetare”.

Qëllimi kryesor i këtij konkursi, sipas Atelie Albanias, është përfitimi i projekt-ideve që do të transformojnë hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit, në pasqyrime peisazhistike, që simbolizojnë vlerat kulturore më fisnike, që shqiptarët transmetojnë nëpërmjet besimit, i cili nuk është i lidhur vetëm me harmoninë fetare, por gjithashtu dhe me harmoninë në përgjithësi. Kjo është një mundësi unike për të përmirësuar hapësirat publike qëndrore të qytetit përmes ndërhyrjeve në projektimin dhe konceptimin e pejsazhit, të cilat synojnë komfort shpirtëror dhe meditim.

“Parku i Besimit”, i frymëzuar nga vlerat e përmendura në shkrimet e shenjta dhe nga harmonia fetare që ekziston në Shqipëri, sigurisht një vlerë e trashëguar ndër breza, synon gjetjen e një koncepti të ri të “të së përbashkëtës” dhe “strehës”. Përmes shtresave të ndryshme të përjetimit, parku do të ofrojë hapësira jo vetëm për grupmosha, kombësi, fe dhe profesione të ndryshme, por gjithashtu do të ofrojë hapësira të atmosferave të ndryshme.

Bazuar në vlerën e bashkëjetesës, do të krijohet një biodiversitet i ri urban dhe nga hapësirat publike të bulevardit dhe qytetit, do të lind një koncept i ri për jetesën. Qendra e “Parkut të Besimit” në Tiranë do të jetë hapësira publike që mbështjell “Piramidën”, me vetë ‘Piramidën’ si pikënisje dhe destinacion. Ndaj në këtë kuptim, ‘Piramida’ do të bëhet subjekt i propozimeve. Vendodhjet e tjera janë të vendosura përgjatë segmentit që lidh sheshin “Skënderbej” me sheshin “Nënë Tereza”. Përveç kësaj, një komponent i rëndësishëm i këtij konkursi është edhe shtrimi I hapësirës së kalimit dhe dizenjimi urban i vetë bulevardit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.