☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.96 ▼0.79%
ARI 4,030 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,272 ▼ -0.29% ETH $2,328 ▼ -0.25% XRP $1.3119 ▲ +0.99% SOL $100.5900 ▼ -1.27%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.96 ▼0.79 % ARI 4,030 ▼0.21 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.96 ▼0.79 % ARI 4,030 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Shtëpia e Bardhë: Xi siguroi presidentin Trump se nuk do t’i dërgonte armë Iranit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, theksoi se presidenti kinez Xi Jinping e siguroi homologun amerikan Donald Trump se Kina nuk po dërgon armë në Iran.

Më parë, Trump zbuloi në një intervistë me Fox News se i kishte shkruar një letër udhëheqësit kinez duke i kërkuar të mos dërgonte armë në Teheran.

“Ai më përgjigj duke thënë, në thelb, se nuk po e bën këtë”, theksoi presidenti i SHBA-së, Trump.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi deklaroi sot se Pekini mbështet ruajtjen e dinamikës së negociatave të paqes në Lindjen e Mesme, gjatë një bisede me homologun e tij iranian, i cili theksoi se Teherani “mbështetet” tek Kina.

“Negociatat janë në interesin themelor të popullit iranian”, tha Wang Yi, sipas një komunikate zyrtare.

Ai nënvizoi se Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për paqen në rajon, pas dështimit të raundit të parë të bisedimeve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Islamabad.

Wang Yi theksoi se siguria sovrane e Iranit, si dhe të drejtat dhe interesat e tij legjitime, duhet të respektohen dhe mbrohen, duke iu referuar rolit të vendit si shtet bregdetar në Ngushticën e Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë globale të energjisë.   /os/

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.