Ekonomia

Shteti fiton betejën me Alimuçën, merr hotel Drinin

Qeveria ka “fituar” betejat e gjata ligjore me Vehbi Alimuçajn, ish-bosin e firmës piramidale VEFA, për pronësinë e ish-hotel “Drinit” në qendër të Tiranës.

Prona qëndronte prej rreth 20 vitesh gërmadhë, ndërsa ditët e fundit, komisioneri për të drejtën e Informimit ka paraqitur në Agjencinë e Prokurimit Publik një plan për shndërrimin e kësaj godine.

Gazeta “Shqip” ka siguruar disa dokumente, që tregojnë se qeveria do të shpenzojë 1 milion USD, me qëllim rikonstruksionin e këtij objekti, për ta shndërruar në zyra.

Ndërkohë, vitin e kaluar, ish-bosi i firmës piramidale VEFA, i dënuar për mashtrimin e mijëra shqiptarëve, kërkonte nga gjykata pronësinë mbi ish-hotel “Drinin”.

Prona iu bllokua nga shteti pas arrestimit dhe falimentimit të shoqërisë rentiere, ndërsa godina ende është gërmadhë, si pasojë e shumë çështjeve civile në Gjykatën e Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button