Kronika

“Çështja Rroku”, Gjebrea: Unë nuk bëj drejtësi, thjesht tregoj…

“Edhe nëse do kishte një tjetër personazh të dënuar me burgim përjetë do të kishte reagime, kjo pasi do sillte reagimin e palës tjetër të dëmtuar, siç dhe ndodhi.

Ne nuk bëmë intervistë për të bërë drejtësi.

Ky nuk ka qenë qëllimi im të merrem me provat dhe të sjell reagimin e palëve, por thjesht të sjell një personazh të dënuar me burgim përjetë”.

Ardit Gjebrea ka sqaruar pozicionin e tij pas debatit që ka shkaktuar në publik intervistimi që ai i bëri për rubrikën “24 orë…” tek E Diela Shqiptare, të dënuarit me burg përjetë Marjan Rroku.

Në një prononcim për shqiptarja.com, moderatori i njohur ka dhënë këndvështrimin e tij për këtë çështje.

“Ideja jonë ishte të intervistonim një të burgosur me burgim të përjetshëm.

Thjesht, si jetojnë, çfarë mendojnë, emocionet, sigurisht krimet e kryera. Kishim disa në diskutim, por është zgjedhur Marjan Rroku, për shkak se krimi i tij ka tronditur opinionin atë periudhë dhe se e kemi parë të arsyeshme të flasim me të.

Pasi kemi marrë dhe miratimin e tij dhe lejen nga autoritetet e burgut, ku jemi kontrolluar 4 apo 5 herë, kemi realizuar xhirimet brenda në burg. Sigurisht që ai është dënuar për një krim shumë të rëndë, prandaj është dënuar dhe me burgim përjetë. Ne nuk bëmë intervistë për të bërë drejtësi”, ka thënë Gjebrea.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button