🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,669 ▼0.7%
DOW 46,534 ▼0.98%
NASDAQ 22,322 ▼0.7%
NAFTA 95.79 ▲0.27%
ARI 4,889 ▼2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,673 ▼ -3.7% ETH $2,196 ▼ -5.85% XRP $1.4593 ▼ -4.45% SOL $90.0300 ▼ -5.18%
S&P 500 6,669 ▼0.7 % DOW 46,534 ▼0.98 % NASDAQ 22,322 ▼0.7 % NAFTA 95.79 ▲0.27 % ARI 4,889 ▼2.38 % S&P 500 6,669 ▼0.7 % DOW 46,534 ▼0.98 % NASDAQ 22,322 ▼0.7 % NAFTA 95.79 ▲0.27 % ARI 4,889 ▼2.38 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Bota

Shteti Islamik ekzekuton me dhjetëra ushtarë sirianë

ee326-528x350 Xhihadistët ultra radikalë të Shtetit Islamik (SHI) ekzekutuan disa dhjetra ushtarë sirianë të kapur peng pas marrjes së bazës ajrore në Tabqa, në veri të Sirisë, njoftoi sot një OJQ ndërkohë që xhihadistët deklarojnë rreth 200 të vdekur.

“Me dhjetëra ushtarë sirianë, të kapur peng ndërkohë që aratiseshin për në Esraya, në provincën e Hamanit, pas marrjes nga Shteti Islamik të bazës Ajrore në Tabqa, u ekzekutuan nga xhihadistët dje në mbrëmje”, njoftoi Rami Abdel Rahmane, drejtor i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Sipas tij, 1 400 ushtarë mbronin bazën e Tabqa, që u pushtua të dielën nga ultra radikalët e SHI-së. Gjatë luftimeve rreth 200 ushtarë vdiqën dhe rreth 700 arritën në sektoret e kontrolluara nga regjimi.

Në 500 që mbeten, një pjesë vazhdojnë të luftojnë në Ajraoui, pranë bazës së Tabqa-s, një pjesë tjetër është strehuar dhe disa dhjetëra të tjerë u kapën peng në mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që përpiqeshin të aratiseshin nëpërmjet rrugës 50 kilometra që përshkuan shkretëtirën dhe të dërgon në rajonin e Esraya, në provincën e Hama, që është nën kontrollin e regjimit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.