☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,718 ▲ +0.62% ETH $2,325 ▲ +0.88% XRP $1.3962 ▲ +0.69% SOL $84.1100 ▲ +0.19%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Amerika

Një “boom” dhe një top zjarri, trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA konfirmon: Ishte meteor

Një “boom” e fortë dhe më pas një objekt i ndritshëm qiellor që binte pranë Clevelend. Një pamje e pabesueshme ndriçoi qiellin mbi verilindjen e Ohios, SHBA dhe u shoqërua me një tingull aq të fortë sa njerëzit në disa shtete mundën ta dëgjonin.

Videot e postuara në mediat sociale nga banorët treguan një meteor që shpërndahej në qiell. NASA konfirmoi se objekti ishte një meteor.

Raportet për një “boom” të madh pasuan nga njerëz në Ohio, Pensilvani dhe Nju Jork. Tingulli u kap gjithashtu nga një kamera sigurie duke ngritur panik te banorët, të cilët telefonuan shërbimet e urgjencës në 911 dhe këta të fundit më pas komunikuan me qendrën meteorologjike NWS.

“Po marrim raporte në të gjithë Pensilvaninë perëndimore dhe Ohion lindore për një bum të fortë dhe një top zjarri në qiell. Të dhënat tona satelitore sugjerojnë se ndoshta ishte një meteor që hyri në atmosferë”, postoi NWS në internet. Laurence Garvie, një profesor kërkimi dhe kurator i Qendrës Buseck për Studime të Meteoritëve në Universitetin Shtetëror të Arizonës, tha se vendi i mundshëm i uljes ishte Medina, rreth 40 milje në jugperëndim të Cleveland, ku gjuetarët e meteoritëve që kanë fatin të gjejnë rrënojat ka të ngjarë të gjejnë shumë shkëmbinj të vegjël të zinj.

Zhurma e fuqishme u dëgjua kur objekti hapësinor theu barrierën e zërit me një shpejtësi diku midis 25,000 dhe 160,000 miljeve në orë, sipas Garvie. Shoqata Amerikane e Meteoritëve mori më shumë se 100 raportime për shikime të topit të zjarrtë, sipas faqes online EarthSky.

“Kam marrë telefonata dhe mesazhe gjithë mëngjesin. Kjo është shumë emocionuese për ne”, tha Garvie. “Ato mund të duken thjesht si gurë të zinj në tokë, por në të vërtetë mund të mbash diçka më të vjetër se Toka. Diçka nga hapësira. Dhe ne mund të mësojmë gjëra të reja prej tyre”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.