☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,087 ▼ -3.96% ETH $1,986 ▼ -3.81% XRP $1.3211 ▼ -2.96% SOL $82.6800 ▼ -4.65%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shtyhen tatimet për eksportuesit/ Ndihma nga qeveria për shkak të zhvlerësimit të euros

Monedha jonë kombëtare tashmë është zyrtarisht më e fortë se dollari. Nëse në të njëjtën periudhë një vit më parë monedha amerikane qëndronte në nivelin 112.21 kundrejt lekut, tashmë është 0.001 pikë poshtë tij dhe këmbehet me 99.99 lekë.
Edhe në raport me euron kursi arriti në 106.95 lekë, një minimum të ri historik.

Por, ndërsa forcimi i lekut sjell disa efekte pozitive në ekonomi si ulja e borxhit publik dhe çmimeve, nga krahu tjetër eksportuesit po dëmtohen dhe po marrin më pak të ardhura.

Qeveria ka vendosur të ndërhyjë dhe nëpërmjet një VKM-je synon t’i japë frymëmarrje bizneseve që eksportojnë mbi 70% të produkteve të tyre

“Ka probleme për eksportuesit që punojnë me kontrata porositëse. Muajin e kaluar ministria e financave ka pasur disa takime, ku janë diskutuar ndërhyrjet potenciale që mund të krijohen për shkak të situatës. Ajo që ka ndodhur është se bizneset që kanë çmime të fiksuara për shkak të kontratave të lidhura më parë gjenden në situatën ku shpenzimet i kanë në lekë dhe të ardhurat në euro. Një nga masat që u vendos të merrte është shtyrja e afatit të kësteve të tatim fitimit deri në mars të vitit të ardhshëm kur mbyllin bilancet“, njoftoi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Qeveria gjithashtu ka premtuar se do të rimbursojë TVSH-në për bizneset eksportuese brenda një afati më të shkurtër se 30 ditë, ndërsa po diskutohet dhe ristrukturimi i kredive në banka për bizneset eksportuese, si dhe ofrimi i kredive që mbrojnë nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.