Shuhet emri Dalai Lama
Lideri budistë tibetian, i cili mban titullin “Dalai Lama”, emri i të cilit në të vërtetë është, Danzeng Jiacuo, tha se me vdekjen e tij, do të shuhet edhe ky emërim gjashtë shekullor.
Në traditën tibetiane, emri Dalai Lama është përmendur për herë të parë në vitin 1391. Siç tha Jiacuo për një gazete gjermane, ky institucioni ishte i rëndësishëm shkaku i pushtetit politik.
“Kjo më nuk ekziston. Ky titull tradicional mund të ndërpritet vullnetarisht, ai nuk ka objektiva pasi që ka përfunduar misionin e tij”, tha Jiacuo, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, Budizmi tibetian tani nuk varet më nga një person, ai është i organizuar mirë pasi që ka murgj dhe mësues shumë të arsimuar. Pas vdekjes së tij, i cili aktualisht është 79 vjeç, nuk do të ketë më një Dalai Lama të ri.
Mjekët i thanë se do të jetojë 100 vjet, por ai kishte parë një ëndërr se do të jetonte 113 vjet.
Në përputhje me parimin budist të rimishërimit, ai beson se do të rilind, ndërsa dëshiron të jetë në një “vend të vështirë”, ku do të ishte i dobishëm për të tjerët.
Dalai Lama aktual ka lindur në vitin 1935, ndërsa kur kishte vetëm dy vjet murgjit ia njohën rimëshërimin, përkatësisht dy viteve para se të vdiste Dalai Lama paraprak, pas të cilit ai u shpall si kreu më i ri shpirtëror tibetian.
Kur ishte vetëm pesë vjeç morri titullin si Dalai Lama i 14-të, ndërsa dhjetë vjet më vonë iu dorëzua edhe pushteti.
Gjatë kryengritjes së tibetianëve kundër qeverisë kineze në vitin 1959, Dalai Lama u detyrua të emigrojnë në Indi, ku ende jeton dhe vepron.
Ka avokuar për autonomi më të gjerë të Tibetit në kuadër të Kinës, por Pekini e trajton akoma si një armik.
Gjatë Revolucionit Kulturor, kinezët kanë shkatërruar objektet më të rëndësishme fetare dhe kulturore tibetiane.
Në vitin 1989 Dalai Lamës iu dha “Çmimi Nobel për Paqe”, me motivacionin, “rezistencë paqësore ndaj pushtimit kinez”.