🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,953 ▲ +0.33% ETH $2,252 ▲ +0.61% XRP $1.3514 ▲ +0.07% SOL $84.9000 ▲ +0.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shullazi dështon sërish, Apeli rrëzon kërkesën për lirim

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e radhës të Emiljano Shullazit, i cili që prej muajit prill këmbëngul që t’i ndryshohet masa e sigurisë dhe të lirohet.
Gjatë seancës së zhvilluar ndaj Shullazit dhe dy të arrestuarve të tjerë, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, trupa gjyqësore me relator Dhimitër Lara, vlerësoi se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për të zbutur masën e sigurisë ndaj të dyshuarve.
Por avokatët e nisën këtë përpjekje pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i la të dyshuarit në burg për llogari të hetimeve mbi një sërë ngjarjesh, që nga kanosja e dy profesorëve, deri tek gjobëvënia.
Dy muaj pas këtij vendimi duhej që Krimet e Rënda të dëgjonin prokurorinë për ecurinë e hetimeve dhe provat shtesë që mund të kishte siguruar grupi i hetimit  dhe sipas avokatëve, për klientët e tyre nuk ka ende të dhëna shtesë hetimore, përveç atyre që u arrestuan në fillim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.