Ekonomia

Si arkëtoi Damiri miliona euro me “punë” që ekzistonin vetëm në letra

Biznesmeni serbo- boshnjak Damir Fazlliç ka përfituar 1.7 miliardë lekë apo 1.5 milionë euro padrejtësisht me anë të rimbursimit abuziv të TVSH-së nga Tatimet në Shqipëri.

Ky fakt është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë.

Subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme mashtrimi ka qenë “Crown Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005.

Rasti në të cilin ka ndodhur abuzimi, sipas Prokurorisë, ka qenë ndërtimi i terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos.

Pikërisht me këtë investim veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë, raporton Panorama.

Nga veprimet që janë bërë në terren për këtë rast, Prokuroria konstaton se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët.

Situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSH-së është bërë për punë që realisht nuk janë bërë.

Është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSH-së, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori.

Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por janë kryer rimbursimet me tri këste në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

Crown Acquisitions është e dyta herë që del në vëmendjen e publikut.

Nëprill 2015 Gjykata e Tiranës vendosi bllokimin e kompanisë së biznesmenit serbo-boshnjak në Porto Romano.

Mësohet se bllokimi i aseteve ka ardhur si pasojë e mosshlyerjes së kësaj kredie ndaj një banke të nivelit të dytë.

Dyshohet se Fazlliç ka vënë në veprim një mekanizëm të pastër mashtrimi, pra thjesht e ka përdorur shoqërinë për të marë kredinë dhe rimbursimin e TVSH.

Crown Acquisitions u krijua në 2005-n menjëherë pas ardhjes së PD në pushtet.

Fazlliç njihet për lidhjet e forta me familjen Berisha dhe shihet gjerësisht si mbështetës i kreut aktual të PD-së, Basha, prej ardhjes së tij nga Tiranë nga Kosova në 2005.

Vajza e ish-kryeministrit Berisha është akuzuar gjithashtu për aferën e Fazlliç me Porto Romanon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button